LAJMI I FUNDIT:

Avokati Ndrecaj: Gjykata Speciale ka devijuar nga konteksti, kjo gjykatë është rezultat i raportit të Dick Martyt për trafikim organesh e jo krime lufte

Avokati Ndrecaj: Gjykata Speciale ka devijuar nga konteksti, kjo gjykatë është rezultat i raportit të Dick Martyt për trafikim organesh e jo krime lufte

Avokat, Anton Nrecaj ka thënë se Gjykata Speciale ka devijuar nga konteskti të cilin e ka pasur, pasi sipas tij është dashur të trajtohet çështja e trafikimit të organeve sipas raportit të Dick Martyt, e jo të hetohen ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte.

Nrecaj tha se në mënyrë indirekte UÇK-ja në mënyrë indirekte po paraqitet si ushtri që ka kryer krime gjatë luftës.

“Ka deviju nga kontekstit sepse kjo gjykatë është si rezultat i raportit të Dick Marty. Mbi bazën e hetimit të këtej raporti, është dashur të trajtohet trafikimi i organeve  gjatë luftës. Tash e kemi një gjykatë që ka target kryesor ushtarët e UÇK-së. Në mënyrë indirekte UÇK po paraqitet si një ushtri që ka kryer krime gjatë luftës”, tha ai.

Avokati Nrecaj po ashtu foli edhe për mundësinë që t’i konfirmohet aktakuza edhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi, gjë për të cilën tha se edhe nëse ndodh, ligjërisht nuk e ka obligim që të jap dorëheqje, por në aspektin moral është e domosdoshme.

“Nëse zotëri Thaçit i konfirmohet aktakuza do të jemi në një krizë të thellë politike. Në aspektin ligjor ekziston prezumimi i pafajësisë, ku një person derisa nuk i konfirmohet aktakuza është i pafajshëm. Ne aspektin ligjor nuk e ka të detyrueshme që të dorëhiqet, por në aspektin moral është e domosdoshme që të jap dorëheqje. Është veprim i moralshëm që të tërhiqet, sepse ai duhet të ballafaqohet me drejtësinë si person jo si zyrtarë”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ai tha se pak a shumë këto aktakuza janë qenë të pritshme, por ka qenë vetëm punë e kohës kur do të konfirmohen ato.

“Konsiderojmë që ky është një proces gjyqësor normal. Nisemi mbi një parim themelor, që është prezumimi i pafajësisë. Të gjitha këto figura nuk do të thotë që do të shpallen fajtorë. Mbi bazën e kësaj konsideroj që duhet të ia lëmë drejtësisë”, tha Ndrecaj.

“Të gjitha këto procese duhet të merren me qetësi. Zyrtarisht nuk dimë akoma asgjë, nëpër medie ka qarkulluar një informacion se aktakuza ndaj Thaçit është hedhur poshtë për shkak se nuk ka pasur prova të mjaftueshme dhe i është kthyer prokurorisë për të mbledhur prova. Sa është i sigurt ky informacion mbetet të shohim”, tha Ndrecaj. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori