Avokati i njohur Arianit Koci ka hedhur poshtë raportimet për arrestimin e reperit të njohur Mozzik.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Koci ka deklaruar se reperi nuk është ndaluar nga policia.


“Nuk është arrestuar reperi Mozzik! Posa piva kafe me të”, ka shkruar shkurt ai, duke hedhur poshtë spekulimet.


Mbrëmjen e sotme, kishte raportime se Mozzik ishte ndaluar nga policia doganore në Aeroportin e Prishtinës.

Mozzik, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu, është një nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, i njohur për hitet e tij dhe bashkëpunimet me artistë të ndryshëm në rajon.

Ai nuk ka bërë ende një reagim publik lidhur me raportimet.