Naim Murseli mund të dënohet minimumi me 30 vjet burg, për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij Liridona Ademaj-Murseli, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë.
Duke mos përjashtuar dënimin e përjetshëm, në studion e Opinion, avokati Jordan Daci thotë se në rastin e Murselit, nuk mund të ketë rrethana lehtësuese.
“Kosova ka futur edhe dënimin e përjetshëm… Padyshim që rrethanat janë shumë të rënda, sidomos prania e fëmijëve, mënyra sesi ka vepruar, etj. Megjithatë gjykata do të duhet të vlerësojë shumë gjëra të tjetra dhe besoj që gjykatat e Kosovës janë tepër korrekte për këtë pjesë dhe minimumi do jetë 30 vjet. Nuk mendoj se ka rrethana lehtësuese, sepse nuk hyn nga rrethanat lehtësuese asnjë nga këto për të cilat ne po flasim”, u shpreh ai.
Teksa motivi i kësaj vrasjeje mbetet ende mister, për avokatin kjo nuk ka rëndësi kur vjen puna tek dënimi, pasi kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim.
“Motivi në rastin konkret nuk përbën rëndësi për sa kohë bëhet fjalë për një vrasje me paramendim. Motivi në raste të veçanta, shumë të rralla ndikon. Sigurisht që nuk mund të ketë vrasje pa motiv, këtu ekziston, por nuk mund t’i vesh dot emrin e posaçëm, se motiv ka ai, sepse po të mos kishte motiv do ishte i çmendur, sepse vetëm një i çmendur vret pa motiv”, u shpreh Daci.
Ndërkaq, të enjten, Naim Murseli i cili dyshohet se ka porositur vrasjen e bashkëshortës së tij, Liridona Ademaj – Murseli, ka përfunduar dëshminë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Pas seancës, avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, ka thënë për Telegrafin se Murseli ka mohuar në tërësi versionin e dhënë gjatë intervistimit në polici.
Po ashtu, shtoi se informatat të cilat janë publikuar lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkëshortëve lidhur me besnikërinë e tyre, i pandehuri i ka mohuar në tërësi.
“Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar, me sot. Është kryer deklarimi i tij pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i cili në tërësi e ka mohuar versionin e dhënë gjatë intervisitimit në Polici. Deklarata e tij ka qënë e dhënë në detaje në shpjegimin e ngjarjes, dhe e ka mohuar implikimin e tij në këtë rast. Informatat të cilat janë publikuar lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkëshortëve lidhur me besnikërinë e tyre i pandehuri në tërësi i ka mohuar. Prokuroria vazhdon me grumbullimin e provave të mëtutjeshme”, u shpreh avokatja Zhinipotoku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City