LAJMI I FUNDIT:

Avokati Halilaj: Arrestimi i Milaim Zekës është i pabazuar

Avokati Halilaj: Arrestimi i Milaim Zekës është i pabazuar

Gazmend Halilaj, avokati i deputetit Milaim Zeka në një prononcim për Telegrafin ka thënë se vendimi për ndalimin prej 48 orësh është i pabazuar nga ana e prokurorisë.

Halilaj tha se do të bëj ankesë në Gjykatë ashtu siç është e paraparë me ligj brenda 24 orëve.


“Jam duke shkuar në prokurori për të marr vendimin mbi ndalimin prej 48 orësh. Do të bëj ankesë tek gjyqtari i procedurës paraprake brenda 24 orëve, siç parashihet me ligj. Krejt ka qene një keqkuptim nga ana e prokurorisë dhe një veprim i ngutshëm, përndryshe nuk do duhej të merrej një vendim i tillë…”, ka thënë Halilaj për Telegrafin.

Arrestohet deputeti Milaim Zeka
Lexo po ashtu Arrestohet deputeti Milaim Zeka

Ndërkaq, lajmin për arrestimin e deputetit të Nisma për Kosovën, Milaim Zeka e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha.

Ai tha se arrestimin është bërë për shkak të kanosjes ndaj personit zyrtar.

“Është arrestuar deputeti Milaim Zeka. Është në mbajtje në polici. Arrestimi është bërë për kanosje ndaj personit zyrtarë”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, deputeti Zeka është arrestuar sot nga Policia me urdhër të Prokurorisë Themelore pasi që ai në një emision televiziv ka “kanosur” prokurorin Afrim Shefkiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori