LAJMI I FUNDIT:

Avokati: Bashkim Lajqi nuk është arrestuar as ekstraduar, ai ka udhëtuar vullnetarisht në Zvicër

Avokati: Bashkim Lajqi nuk është arrestuar as ekstraduar, ai ka udhëtuar vullnetarisht në Zvicër

Dje në media u raportua se është arrestuar dhe ekstraduar nga Kosova për në Zvicër, Bashkim Lajqi. Por, avokati i tij, Armand Krasniqi, sqaron se ai nuk është arrestuar në Kosovë, por është kthyer në Zvicër në mënyrë vullnetare.

Avokati thotë se lajmet janë të pavërteta dhe se Bashkim Lajqi nuk ka qenë asnjëherë i arrestuar e as s’ka pasur ndonjë procedurë ekstradimi.

“Nën përgjegjësi të plotë penale, profesionale dhe etike, më lejoni të ju njoftojë se Bashkim Lajqi asnjëherë nuk ka qenë i arrestuar ose ka pasur ndaj tij ndonjë procedurë ekstradimi. Ai kurrë në Kosovës nuk është arrestuar por është kthyer në Zvicër në mënyrë vullnetare”, ka shkruar avokati i tij, i cili duke dërguar një foto të një bilete që mban emrin e mbiemrin e Lajqit, tha se në këtë mënyrë dëshiron të vërtetojë se udhëtimi u bë vullnetarisht, transmeton Express.


Në media u raportua se Lajqi është kapur në Pejë, e është ekstraduar menjëherë në Zvicër.

I njëjti ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet zvicerane për vrasjen e Selim Elshanit, e ndodhur në maj të vitit 2013 në Friburg të Zvicrës.

Lajqi ishte në arrati që një kohë ndërsa sot është dërguar në burg për të vuajtur dënimin. Lajqi ka qenë në burg që nga gushti i vitit 2013, por që kishte arritur të ikë nga burgu.

Mediat zvicerane njoftojnë se kapja e Lajqit ka qenë një operacion profesional policor ndërkombëtar, i udhëhequr nga Drejtoria e Sigurisë dhe Drejtësisë në Freiburg.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori