LAJMI I FUNDIT:

Avni Ademaj del nga Gjykata e Pejës i shoqëruar nga policia, avokati jep detaje për seancën

Avni Ademaj del nga Gjykata e Pejës i shoqëruar nga policia, avokati jep detaje për seancën

Pas seancës për caktimin e paraburgimit ndaj Avni Ademajt, ai është shoqëruar për në spital nga Policia e Kosovës.

Pamjet e publikuara nga RTV Dukagjini, shihet se i njëjti është larguar nga objekti i Gjykatës.


Ndërkaq, në lidhje me ecurinë e kësaj seance, ka folur për Telegrafin avokati mbrojtës i Ademajt, Gëzim Kollçaku.

Ai ka thënë se po presin vendimin e gjykatësit në lidhje me kërkesën e prokurorisë, ndërkaq theksoi se nëse të mbrojturit të tij i caktohet masa e paraburgimit, ai do të bëj ankesë në Gjykatë të Apelit.

“Përfundoi seanca dëgjimore ku Prokuroria kërkoi që të mbrojturit tim t’i caktohet masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaj, unë këtë kërkesë e kundërshtova me arsyetim se në kërkesë Prokuroria nuk kishte asnjë provë materiale, e cila e vërteton dyshimin e bazuar”, tha avokati Kollçaku per Telegrafin.

Prokuroria pretendon se derisa viktimat shtinin në njëri-tjetrin, i dyshuari Avni Ademaj e privoi nga jeta Blerand Kadrijajn
Lexo po ashtu Prokuroria pretendon se derisa viktimat shtinin në njëri-tjetrin, i dyshuari Avni Ademaj e privoi nga jeta Blerand Kadrijajn

Kollçaku shtoi se, “Prokuroria dyshimin e kishte bazuar për momentin në raporte policore, e që ato me dispozita ligjore nuk mund të merren si prova materiale, e më së paku si prova materiale që vërteton një dyshim të bazuar që një person ka kryer një vepër të tillë shumë të rëndë penale”, tha ai.

Po ashtu sipas Kollçakut, Prokuroria ka paraqitur edhe gjashtë dëshmitarë, por siç tha ai asnjëri nuk ishin dëshmitarë okular.

“Asnjëri nga dëshmitarët prej tyre nuk ka qenë dëshmitar okular, sepse në vendin e ngjarjes nuk ka pasur dëshmitar ok7ulat. Ata mund të japin dëshmi për personalitetet e njërit ose të tjetrit”, tha Kollçaku.

Një muaj paraburgim për Avni Ademajn
Lexo po ashtu Një muaj paraburgim për Avni Ademajn

Avokati tha se nëse gjyqtari i procedurës paraprake cakton masën e paraburgimit, do të bëjnë edhe ankesë në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, i dyshuari Avni Ademaj dyshohet se e privoi nga jeta tani të ndjerin Blerand Kadrijaj.

Sipas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, të siguruar ekskluzivisht nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se i dyshuari Avni Ademaj dyshohet për vrasjen e tani të ndjerit Blerand Kadrijaj.

Propozimin për caktimin e masës së paraburgimit e ka bërë prokurorja e rastit, Valbona Disha-Haxhosaj.

Këtë masë e ka arsyetuar shkaku se vepra penale për të cilën dyshohet i dyshuari , hyn në grupin e veprave të rënda penale dhe të njëjtit mund t’i shqiptohet dënim i lartë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Arsye tjetër është se ekziston rrezik real i arratisjes së tij, e cila do të pengonte zhvillimin normal të hetimeve.

Bazuar në hetimet fillestare, thuhet se incidenti kishte ndodhur pas një fjalosje mes vëllait të dyshuarit të tani të ndjerit, Astrit Ademaj me viktimën tjetër, Blerand Kadrijaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori