LAJMI I FUNDIT:

Avatarët e rinj do të kenë këmbë në metaverse, thotë Zuckerberg

Avatarët e rinj do të kenë këmbë në metaverse, thotë Zuckerberg

Mark Zuckerberg prezantoi avatarin e tij të ri në kohë reale gjatë eventit të Meta’s Connect të martën.

Ishte hera e parë që themeluesi i Facebook-ut mban një konferencë publike në metaversen e Meta-s, Horizon World. Zuckerberg shfrytëzoi rastin për të prezantuar avatarët e përditësuar, të cilat ai tha se do të lansohen më vonë këtë vit në telefonat dhe në kufjet e realitetit virtual. Ai i quajti avatarët e rinj “më të detajuar se çdo gjë tjetër”.


Avatarët e rinj do të kenë gjithashtu këmbë, diçka që Zuckerberg tha se ishte “ndoshta funksioni më i kërkuar në udhërrëfyesin tonë”, transmeton Telegrafi.

Avatarët metaverse nuk kishin këmbë më parë, sepse ishte më e vështirë në realitetin virtual të pozicionoheshin me saktësi pjesët e trupit si këmbët”, tha themeluesi i Facebook.

“Por seriozisht, këmbët janë të vështira, prandaj edhe sistemet e tjera të realitetit virtual nuk i kanë ato”, tha Zuckerberg.

Njoftimi i Zuckerberg erdhi vetëm disa muaj pasi miliarderi u kritikua në rrjetet sociale për një avatar që ai postoi në Instagram. Përdoruesit e mediave sociale shpejt kritikuan imazhin që tregonte avatarin e Zuckerberg duke qëndruar përpara Kullës Eiffel, me disa që i krahasonin grafikët me video lojërat e viteve 1990 si Zelda dhe Quake.

Në atë kohë, Zuckerberg u përgjigj me një avatar të përditësuar dhe pranoi se imazhi i mëparshëm ishte “bazik”.

“Grafikat në Horizon janë të afta për shumë më tepër – madje edhe në kufje – dhe Horizon po përmirësohet shumë shpejt”, tha Zuckerberg në një postim në Instagram në gusht. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Kalo në kategori