LAJMI I FUNDIT:

Ava Max publikon klipin e ri “Every Time I Cry”

Ava Max publikon klipin e ri “Every Time I Cry”
Foto: Ava Max/YouTube

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka publikuar së fundmi klipin e këngës “Every Time I Cry”.

Klipi vjen me shumë elemente mistike, duke iu përshtatur kështu baladës, titulli i së cilës në shqip do të thotë “Çdo herë unë qaj”.


Kënga përndryshe është kompozuar dhe shkruar nga Caroline Pennell, Lauren Aquilina, Sean Myer, Henry Walter dhe vet Ava Max.

Artistja shqiptare, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, vazhdon të jetë shumë aktive dhe të shijojë suksesin e albumit të saj muzikor më të fundit, “Heaven and Hell”.

Ky album të cilin ajo e publikoi në shtator, u ngjit shumë shpejt në majat e klasifikimit në top listat ndërkombëtare, ndërsa ishte albumi i tretë më i dëgjuar i vitit 2020 nga një artiste femër në Spotify.

Foto: Ava Max/YouTube

“‘Heaven & Hell”’ është një album rreth dualitetit. Bëhet fjalë për tensionin mes së mirës dhe të keqes, së drejtës dhe së gabuarës, mes po-së dhe jo-së. Unë mendoj se të gjithë e ndiejmë atë tension çdo ditë në mënyrën se si veprojmë, atë që themi dhe veprimet që zgjedhim – është një nga ballafaqimet më të mëdha të jetës”, kishte thënë artistja me renome botërore në një intervistë ekskluzive për Telegrafin këtë fillim-vit.

Ava Max intervistë ekskluzive për Telegrafin: Krenohem që jam shqiptare, ju premtoj se shumë shpejt do të vij në Shqipëri
Lexo po ashtu Ava Max intervistë ekskluzive për Telegrafin: Krenohem që jam shqiptare, ju premtoj se shumë shpejt do të vij në Shqipëri

Ava Max gjithashtu ka cekur se fatkeqësisht  nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri ose Kosovë por që shpreson që së shpejti të mund të vijë. /Telegrafi/

Foto: Ava Max/YouTube

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori