LAJMI I FUNDIT:

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës nis hetimet për kompanitë që ngritën çmimet për shkak të kërkesave të mëdha

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës nis hetimet për kompanitë që ngritën çmimet për shkak të kërkesave të mëdha

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi në një konferencë për medie ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur një hetim për të gjitha kompanitë e mëdha për të cilat pati ankesa se kanë rritur çmimet e produkteve.

Prestreshi tha se Autoriteti do të vlerësojë nëse janë bërë shkelje dhe se dënimet do të jenë të mëdha për ato ndërmarrje që kanë bërë shkelje, duke theksuar se dënimet janë 10 për qind të qarkullimit vjetor të një ndërmarrjeje.

Ai ka thënë se do të marrin masat e nevojshme që janë në kompetencën e tyre, për të dënuar bizneset nëse ata janë marrë vesh që çmimet e produkteve të shtrenjtohen dhe të fiksohen.

“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës si institucion i pavarur angazhohet që të ndaloj çfarëdo shkelje të mundshme të konkurrencës në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Autoriteti nga sot ka filluar shqyrtimin e hetimit paraprak, për shtrenjtimit të produkteve. Ju njoftoj se inspektorët hetues të autoriteti të Konkurrencës, do të jenë të mobilizuar nga dita e sotme, për të kryer hetimet lidhur me këtë raste të ngritur nga qytetarët e shumtë dhe mediet. Autoriteti do të grumbullojë të dhëna të detajuara nga dogana, ATK-ja, para se të merret një vendim për fillimin e procedurës së thelluar hetimore. Autoriteti do të vlerësoj nëse dikush ka bërë shkelje të Ligjit të Konkurrencës, duke kryer sjellje anti-konkurruese, që do të bënte autoritetin që të marr vendim të përshtatshëm për situatën”, tha Prestreshi.

Sipas tij, hetimet për këto raste mund të zgjasin deri në 10 muaj, ndërsa shfrytëzimi i situatës mund të konsiderohet edhe vepër penale.

“Neve nuk na ngutet, nëse u bë shkelja, gjatë zbulimit të fakteve do të ndërmarrim masat. AKK, vepron në bazë të ligjit, gjobat Autoriteti i ka më të larta se të gjitha institucionet, e kemi 10 për qind të qarkullimit vjetor për shkelje. Bizneset kanë të drejtë të ngrisin çmimet, por çmimet që ngritën në këtë situatë, konsiderohen si abnormale. Dyshimet tona janë që ka koordinim nga të gjitha ndërmarrjet që janë marrë vesh t’i ngrisin çmimet dhe t’i fiksojnë, në këtë rrafsh Autoriteti është duke e trajtuar këtë gjendje. Kur rritet kërkesa, bizneset e shfrytëzojnë situatën, por në situata të tilla pas vendimit të Qeverisë, shfrytëzimi i kësaj gjendje mund të konsiderohet edhe vepër penale”, tha Prestreshi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori