LAJMI I FUNDIT:

Autoriteti Bankar Evropian vendoset në Paris

Autoriteti Bankar Evropian vendoset në Paris

Parisi u zgjodh sot si qyteti që do të presë Autoritetin Bankar Evropian (EBA), njoftoi presidenca e BE-së.

Autoriteti Bankar Evropian do të largohet nga Britania e Madhe për shkak të Brexit dhe kryediplomatët e 27 vendeve anëtare të BE-së votuan sot se cili qytet do të priste këtë agjenci evropiane.


Sipas një burimi diplomatik, kryeqyteti francez u zgjodh me short përballë Dublinit.

Dy qytetet kishin regjistruar të njëjtin numër votash në raundin e tretë të votimit, ku merrnin pjesë ministrat e 27 vendeve që do të qëndrojnë në Union.

Disa çaste më parë u votua për qytetin që do të pres Agjencinë Evropiane të Medikamenteve, ku u zgjodh Amsterdami përballë Milanos.