LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet vendase tregojnë shkaktarët e mundshëm të aksidentit të autobusit me 28 pasagjerë nga Kosova në Austri

Autoritetet vendase tregojnë shkaktarët e mundshëm të aksidentit të autobusit me 28 pasagjerë nga Kosova në Austri

Mediat austriake tanimë kanë dalë me supozime rreth shkakut që çoi në aksidentin e një autobusi me pasagjerë nga Kosova në një autostradë në Austri.

Sipas tyre, përcjell Telegrafi, zëdhënësi i policisë Hans Wolfgruber ka thënë në konferencën e parë për shtyp në orët e mëngjesit në Eugendorf se sipas vlerësimeve të para, aksidenti ka ndodhur “pa faj të palës së tretë”, domethënë shoferin mund ta ketë zënë gjumi ose shkak ka qenë një defekt teknik.


Siç ishte bërë e ditur edhe më herët, në aksidentin që ka ndodhur në një autostradë pranë Eugendorf të enjten mbrëma, 19 pasagjerë kanë mbetur të lënduar, tre prej tyre në gjendje të rëndë.

Pamje nga vendi ku u aksidentua autobusi me pasagjerë nga Kosova në Austri – nga ku u raportua për rreth 20 të lënduar
Lexo po ashtu Pamje nga vendi ku u aksidentua autobusi me pasagjerë nga Kosova në Austri – nga ku u raportua për rreth 20 të lënduar

Ndryshe, aksidenti ndodhi rreth orës 3:00 në orët e para të ditës së enjte dhe në të kishte 28 pasagjerë që po udhëtonin në drejtim të Salzburgut kur shoferi humbi kontrollin e mjetit.

Një kontigjent i madh të ndihmës së parë janë dërguar në vendin e aksidentit ku përveç zjarrfikësve, kishte edhe disa ekipe mjekësore të urgjencës.

Mediat më herët kanë raportuar se autobusi që shkonte nga Kosova për në Hannover të Gjermanisë është përplasur me një parmak prej betoni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori