LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet turke lëshojnë urdhëresë për arrestimin e 42 gazetarëve

Autoritetet turke lëshojnë urdhëresë për arrestimin e 42 gazetarëve

Pas tentimit të dështuar për një grusht shtet, autoritetet turke kanë filluar hetimet dhe në kuadër të këtyre hetimeve, është lëshuar vendimi për arrestimin e 42 gazetarëve, raporton televizioni NTV.

Në mesin e gazetarëve që pritet të arrestohet, është edhe Nazli Ilicak ish-deputete dhe gazetare, transmeton Telegrafi.


Autoritetet turke kanë bërë të ditur se deri më tani ka shkuar në 60.000 numri i të pezulluarve, arrestuarve apo i atyre që janë nën hetime, ku në mesin e tyre janë ushtarë, policë, gjyqtarë, mësues dhe nëpunës civilë. /Telegrafi/