LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet ruse nuk po ia dorëzojnë familjarëve trupin e pajetë të Navalnyt – ceremonia e varrimit mund të shtyhet për disa orë

Autoritetet ruse nuk po ia dorëzojnë familjarëve trupin e pajetë të Navalnyt – ceremonia e varrimit mund të shtyhet për disa orë

Trupi i Alexei Navalnyt nuk është lëshuar për ceremoninë lamtumirëse, ka njoftuar zëdhënësja e tij duke paralajmëruar për vonesa të mundshme.

Në një mesazh të shkruar në platformën X, Kira Yarmysh tha se “të afërmit kanë qenë në morg në orën 10 të mëngjesit, kur edhe supozohej t’u jepej trupi i Navalnyt. Trupi ende nuk është liruar nga morgu”.

Varrimi i Alexei Navalnyt, kompanitë mortore po refuzojnë bartjen e trupit të pajetë pasi kanë marrë kërcënime
Lexo po ashtu Varrimi i Alexei Navalnyt, kompanitë mortore po refuzojnë bartjen e trupit të pajetë pasi kanë marrë kërcënime

Sipas zëdhënëses së kritikut më të madh të presidentit rus, Vladimir Putin, orari i ceremonisë së varrimit “nuk ka ndryshuar ende, por mund të ketë vonesa”, shkruan skynews.


Ndryshe, raportohet se shumë forca policore janë dërguar në vendin ku do të fillojë ceremonia e varrimit të opozitarit rus. Kjo pasi autoritetet ruse kanë kërkuar që ceremonia e varrimit të 47-vjeçarit të kryhet në mënyrë private dhe pa ndonjë tubim të madh.

Rusët nuk i frikësohen kërcënimeve të Putinit, marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Navalnyt - Kremlini dërgon forca të shumta policore në Kishë
Lexo po ashtu Rusët nuk i frikësohen kërcënimeve të Putinit, marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Navalnyt - Kremlini dërgon forca të shumta policore në Kishë

Megjithatë, shumë njerëz kanë filluar të mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Ndryshe, kompanitë mortore është raportuar se kanë refuzuar të bartin trupin e pajetë shkaku i kërcënimeve të shumta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori