LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet nuk posedojnë numër të saktë të fëmijëve të pavaksinuar në Maqedoni

Autoritetet nuk posedojnë numër të saktë të fëmijëve të pavaksinuar në Maqedoni
(Foto: Pexels)

Autoritetet nuk kanë një numër të saktë të numrit të fëmijëve të pavaksinuar që janë në çerdhet e vendit. Ministri i Punës dhe Politikës Sociale thotë se pas shpalljes së epidemisë së kollës së keqe, inspektorët kanë dalë në terren, por deri tani nuk kanë gjetur shkelje. Vellkovski thotë se nuk kanë informacion se sa fëmijë nuk kanë marrë të gjitha vaksinat.

“Inspektorët janë në terren në Shkup, bëjnë kontrolle të rregullta, bëjnë procesverbale ku deri më tani nuk janë bërë shkelje, respektivisht nuk janë shqiptuar masa lidhur me pranimin e fëmijëve pa kartonin e vaksinimit”, tha Gjoko Vellkovski, Ministër i Punës dhe Politikës Sociale.

A keni informacion se sa fëmijë janë me karton jo të plotë të vaksinimit?


“Informacion të tillë nuk kemi për momentin, por do ta sigurojmë. Në të gjitha analizat e bëra nga inspektorët, i verifikojnë dosjet dhe nuk ka vërejtje deri më tani”, u përgjigj Vellkovski.

Ndërkohë drejtoresha e çerdhes “25 maji” thotë se ka fëmijë të pavaksinuar, por prindërit nuk i dërgojnë në çerdhe.

“Kemi fëmijë që nuk janë të vaksinuar, por prindërit janë të vetëdijshëm dhe për momentin nuk I dërgojnë fëmijët në çerdhe”, tha Marina Angjellkova Arsova, Drejtoreshë e Kopshtit “25 maji”.

Numri i të prekurve nga kolla e keqe ka kaluar mbi 100, ndërsa prej datës 8 shkurt është shpallur epidemi në Qytetin e Shkupit. Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, rekomandoi që çerdhet të mos pranojnë fëmijë të pavaksinuar, gjë që rriti interesimin për vaksinim sidomos të atyre që nuk i kanë marrë dozat e vaksinave në kohë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori