LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet jordaneze: Ushtarët amerikanë u vranë në Siri

Autoritetet jordaneze: Ushtarët amerikanë u vranë në Siri

Sulmi në të cilin u vranë tre ushtarë amerikanë nuk ndodhi në territorin jordanez, por në Siri, tha sot në mbrëmje zëdhënësi i qeverisë jordaneze, Muhannad Al Mubaidin.

Ai i tha shërbimit publik Al Mamlaka se sulmi kishte në shënjestër bazën amerikane Al Tanf në Siri, raportoi dw.


Megjithatë, ushtria amerikane njoftoi pak më herët se ushtarët u vranë në Jordani nga një sulm me dron, ndërsa të paktën 25 ushtarë u plagosën.

Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) njoftoi përmes një deklarate se me dron ishte sulmuar një bazë në verilindje të Jordanisë, afër kufirit me Sirinë.

Pas vrasjes së tre amerikanëve në Jordani, reagon Biden
Lexo po ashtu Pas vrasjes së tre amerikanëve në Jordani, reagon Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se sulmi u krye nga “grupe militante radikale të mbështetura nga Irani dhe Iraku”.

Biden tha gjithashtu se ushtria amerikane do t’i përgjigjet sulmeve “mos keni dilema. Të gjithë të përfshirët do të mbajnë përgjegjësi për sulmin në mënyrën dhe në kohën që ne zgjedhim”.

Këta janë ushtarët e parë amerikanë që vriten në rajon që nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Ndryshe, ka pasur sulme ndaj bazave amerikane në rajon, por deri më tani ushtria amerikane nuk ka njoftuar për viktima në mesin e ushtarëve të saj. /Telegrafi/