LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet evropiane presione ndaj kriptovalutës ‘Libra’

Autoritetet evropiane presione ndaj kriptovalutës ‘Libra’

Rrjeti social Facebook ka zbuluar planet për të lëshuar në qarkullim kriptovalutën të quajtur “Libra”, e cila sipas kompanisë misioni i monedhës dixhitale do të jetë krijimi i një infrastrukture më të thjeshtë financiare botërore që njerëzit të jenë në gjendje të bëjnë pagesa nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp dhe Messenger.

Po i menjëhershëm ka qenë reagimi i zyrtarëve evropianë, të cilët bëjnë thirrje për shqyrtimin e planit të Facebook duke ngritur shqetësime nëse projekti ishte mjaftueshëm i “përshtatur” me ligjet në fuqi.


Siç raporton Bloomberg, përcjell Telegrafi, ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, ka thënë se Libra nuk duhet të bëhet një monedhë sovrane.

“Ne duhet të sigurohemi që nuk ka rrezik për konsumatorin, është roli ynë si shtet për të mbrojtur konsumatorët. Kjo do të lejojë që Facebook të grumbullojë miliona të dhëna, gjë që më forcon në besimin se është e nevojshme të rregullojmë gjigantët dixhital, për t’u siguruar që ato nuk përfundojnë në situata monopoliste”, tha Le Maire për radion Evropa 1.

Mark Zuckerberg konfirmon lansimin e kriptovalutës 'Libra'
Lexo po ashtu Mark Zuckerberg konfirmon lansimin e kriptovalutës 'Libra'

Ai bëri thirrje që zyrtarët e lartë të financave të G7-së të lëshojnë një raport lidhur me planin e Facebook nga muaji i ardhshëm.

“Unë iu kam kërkuar guvernatorëve të bankave qendrore të G7-së që të na raportojnë në mes të korrikut, të na tregojnë se çfarë garancie duhet të merren nga Facebook”, ka shtuar ai.

Një anëtar gjerman i Parlamentit Evropian shprehu shqetësime të ngjashme duke thënë se jemi përballë rrezikut që Facebook të shndërrohet në një “bankë hije” dhe kompanitë nuk duhet të lejohen të operojnë në një liri kur prezantojnë monedha dixhitale.

Dy ligjvënës amerikan i kërkojnë Facebookut të dëshmojnë në Kongres për kriptovalutën 'Libra'
Lexo po ashtu Dy ligjvënës amerikan i kërkojnë Facebookut të dëshmojnë në Kongres për kriptovalutën 'Libra'

Po ashtu, dy ligjvënës amerikan i kërkojnë Facebookut të dëshmojnë në Kongres për kriptovalutën e saj.

Facebook e pozicionon Libra si një sistem financiar i lidhur me shërbimet e kompanisë përfshirë WhatsApp dhe Messenger. Një organizatë jofitimprurëse është themeluar për të mbikëqyrur Libra që Facebook thotë se do të lansohet në vitin 2020.