LAJMI I FUNDIT:

Automobilistët vazhdojnë në Prizren

Automobilistët vazhdojnë në Prizren

Në kohën kur të gjitha kampionatet e sporteve tjera në vendin tonë kanë përfunduar, frymën sportive është duke e mbajtur gjallë automobilizmi.

Pas garës në Kullë (malore), në radhë është gara e dytë e disiplinës rrethore, e cila të dielën zhvillohet në Prizren.


Megjithëse temperaturat janë të larta, ndërsa shumë garues janë duke agjëruar, numri i pjesëmarrësve pritet të jetë i madh, së paku duke u bazuar në ata që janë paraqitur deri të shtunën në mesditë.

Gara zhvillohet në shtegun te Transiti i ri, ndërsa fillon në orën 12:00. Është e sigurt se edhe numri i shikuesve do të jetë i madh, pasi bëhet fjalë për një garë mjaft atraktive, derisa edhe shtegu u mundëson të pranishmëve të shohin një pjesë të madhe të tij.

Ndryshe nga garat malore, kjo disiplinë kërkon më tepër teknikë, prandaj garuesit duhet të jenë tepër të kujdesshëm. Gara e parë e kësaj dicipline u zhvillua në Gjakovë dhe ishte përshkruar me rivalitet, por edhe me përcjellje nga numër shumë i madh i shikuesve, derisa e njëjta pritet të ndodhë edhe në Prizren.

Automobilistët tanë vazhdimisht janë duke bërë investime në veturat e tyre në mënyrë që të arrijnë rezultate sa më të mira, pasi kohë pas kohe ata po paraqiten edhe në gara ndërkombëtare, në të cilat tani janë të barabartë me garuesit e të gjitha vendeve tjera.

Federata e Auto Sportit e Kosovës i ka marrë të gjitha masat që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa në këtë drejtim do të ndihmojnë edhe AK Prizreni D&G, Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori