LAJMI I FUNDIT:

Automjeti elektrik i vogël EV2 nga Kia konfirmohet për vitin 2025

Automjeti elektrik i vogël EV2 nga Kia konfirmohet për vitin 2025

Prodhuesi koreano-jugor i automjeteve, Kia ka konfirmuar planet për një makinë të vogël elektrike të nivelit fillestar të quajtur EV2 që do të pritet në vitin 2025.

E fokusuar për tregun evropian, makina do të renditet pranë 14 automjeteve të tjera elektrike që Kia planifikon të shesë deri në vitin 2027, transmeton Telegrafi.


“Kia EV2 do të prodhohet në vitin 2025 në fabrikën e Sllovakisë së bashku me modelet e tjera elektrike”, tha Kia në një deklaratë për mediat.

Fabrika sllovake prodhon aktualisht Kia Ceed në modelet benzinë, naftë dhe hibrid plug-in./Telegrafi/