LAJMI I FUNDIT:

Me automjete të kohës së ish-Jugosllavisë pastrohen rrugët e Maqedonisë

Me automjete të kohës së ish-Jugosllavisë pastrohen rrugët e Maqedonisë

Më shumë se gjysmë viti Qeveria nuk është përgjigjur ndaj kërkesës së Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” për automjete të reja dhe për punësime të reja.

Sipas drejtorit Gajur Kadriu, kërkesa deri te Qeveria është dërguar dyherë, dhe se është alarmuar situata e keqe me pajisjet për pastrimin e rrugëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga automjetet që posedon kjo ndërmarrje janë ato të siguruara që në kohën e ish-Jugosllavisë. Kadriu thotë se problem është bërë edhe fuqia punëtore, pasi që punëtorët e tanishëm kanë kaluar moshën 55 vjeçare, dhe duhet fuqi e re punëtore.

65% e automjeteve janë më të vjetra se 20 vjet, 33% e automjeteve janë deri 20 vjet të vjetëruara, kurse më të reja nuk ka.

Nga ana tjetër, Qeveria thotë se është e njohur me situatën në këtë ndërmarrje publike, por kërkon një zgjidhje gjithëpërfshirëse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Siguri
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

Lajme
Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Lajme
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Kalo në kategori