LAJMI I FUNDIT:

Autobusët e linjës Podujevë-Prishtinë në grevë, sherri i taksive ilegale (Video)

Autobusët e linjës Podujevë-Prishtinë në grevë, sherri i taksive ilegale (Video)

Sherif Shabani sot ka mbetur pa shkuar në punë pasi që asnjë linjë e autobusëve nga Podujeva për në Prishtinë nuk ka qarkulluar.

Kjo, sepse të gjithë autobusët e kësaj linje  nga sot kanë hyrë në grevë. Ata po kërkojnë ndalimin e qarkullimit të taksive ilegal.


Kryetari i Shoqatës së transportit “Llapi”, Beqir Mustafa theksoi se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre . /RTVD/