Është mëse e ditur ndërkombtarisht, se çdo vit një numër i madh i njerëzve humbin jetën në aksidente rrugore, për këtë arsye data 20 nëntor është dita kur përkujtohen të gjitha viktimat e trafikut, e me rastin e kësaj dite, Auto Mita – gjiganti në industrinë shitjeve të veturave në Kosovë ka filluar një kampanjë vetdijësuese për mbrojtje në trafik.

Auto Mita e ka parë të arsyeshme që një kampanjë e tillë do të jetë shumë më e rëndësishme dhe më e leverdisshme se çdo zbritje, ofertë ose aksion tjetër.

Vlen të ceket se më shumë se 5000 vetura të reja të shitura nga prodhuesi Renault, Nissan, Dacia, në Auto Mita, gjithmonë duke ju falenderu sigurisë së lartë që ofrojnë, nuk ka pasur asnjë fatalitet madje as lëndim të rëndë të personave që kanë vozitur këto vetura.

Në mesin e shumë pikave që do të diskutohen dhe shpërndahen nëpër media dhe rrjete sociale do të mund të kuptoni shumë gjëra të rëndësishme që mbrojnë shëndetin tuaj dhe pa diskutim ua shpëtojnë jetën.

Duke filluar se si nuk duhet të vozisni të lodhur, të dehur ose pa përvojë në vozitje nëpër rrugë të gjata, e deri te perdorimi i rripave fallco te sigurise qe shiten ku do ne vendin tone, per te cilat ne vendet tjera gjobat jane shume serioze.

Ndikim substancial ne aksidentet rrugore ka edhe vjetersia e veturave ne Kosove, ku mosha mesatare e tyre eshte rreth 18 vite.

Qëllimi i kampanjës që ka filluar Auto Mita është parandalimi i aksidenteve të rënda të cilat përfundojnë me fatalitet. Prandaj informimi i saktë, ndërrimi, regjistrimi dhe kontrollimi i veturës duhet bërë në kohën e duhur dhe ky është pikërisht aspekti mbi të cilin kjo kampanjë do t’iu edukojë dhe do vetdijsojë njëkohësisht.