LAJMI I FUNDIT:

Austria ende e varur nga gazi rus

Austria ende e varur nga gazi rus

Revista britanike, The Economist publikoi një listë të renditjes së “idiotëve të dobishëm”, domethënë vendeve që mbeten vazhdimisht të varura nga Rusia. Austria renditet e dyta në këtë listë. Vendi i parë i takon Hungarisë ndërsa Greqia pason Austrinë.

Për këtë situatë nuk ka faj kancelari aktual austriak, Karl Nehammer, por kolegu i Partisë Popullore Austriake, ÖVP, Sebastian Kurz.


Dhjetëra vende mbështesin planin tonë të paqes, thotë Ukraina - por çfarë parasheh ai?
Lexo po ashtu Dhjetëra vende mbështesin planin tonë të paqes, thotë Ukraina - por çfarë parasheh ai?

Kancelari aktual austriak po punon për të zbutur këtë varësi nga Rusia. Dhjetorin e kaluar, ai deklaroi se Austria “reduktoi varësinë e saj nga gazi rus nga 80 për qind në 20 për qind që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës”.

Edhe pse kjo ishte e vërtetë në kohën kur Nehammer e deklaroi atë, situata ka ndryshuar. Pasi Rusia reduktoi furnizimet me gaz në një përpjekje për të detyruar koncesionet, furnizimet vazhduan dhe tani gazi rus mbulon 60 për qind të konsumit të austriakëve.

Wolfgang Müller, ekspert nga Universiteti i Vjenës, thekson se Austria është ende e varur nga gazi rus pavarësisht premtimeve politike. Ndërsa Gjermania arriti të reduktojë varësinë e saj nga gazi rus pothuajse në zero, Austria vazhdon të mbështesë financiarisht Rusinë. Kjo është e dobishme për presidentin rus, Vladimir Putinin për disa arsye: i jep atij levë politike dhe mbështetje financiare.

Që nga fillimi i sulmit ndaj Ukrainës, Austria ka paguar rreth 7 miliardë euro në llogarinë e Gazprom.

Edhe pse kjo mund të duket e vogël në krahasim me të ardhurat që Rusia ka fituar nga nafta dhe gazi, shuma bëhet e konsiderueshme kur konvertohet në popullsinë e Austrisë. Në këtë mënyrë, çdo banor i Austrisë kontribuoi me 590 euro për makineri ushtarake ruse, që është dukshëm më shumë se sa ishte investuar për të ndihmuar viktimat e konfliktit.

Vjena gjithashtu ofron mbështetje për Ukrainën, ku deri më tani ka dhënë një miliard ndihmë financiare, duke ofruar ndihmë për refugjatët nga zonat e prekura nga lufta dhe shumë forma të tjera mbështetjeje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Kalo në kategori