LAJMI I FUNDIT:

Auer: Nuk ka të dhëna për shtetas të Maqedonisë në mesin e viktimave në Nicë

Auer: Nuk ka të dhëna për shtetas të Maqedonisë në mesin e viktimave në Nicë

Ambasadorja franceze në Shkup, Laurence Auer, ka mbajtur një konferencë shtypi, me rastin e sulmit të mbrëmshëm në Nicë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Auer tha se të gjithë e ndajnë dhimbjen me Francën, kurse shumë njerëz ende kërkojnë të afërmit e tyre. Ajo bëri të ditur se është në kontakt me ambasadën maqedonase në Paris dhe se deri tani nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë në mesin e viktimave në Nicë.


Ambasadorja bëri të ditur se të hënën do të hapet libri i zisë, ku qytetarët e Maqedonisë do të mund të nënshkruhen, nga ora 10 e deri në ora 13./Telegrafi/