Në momentin kur Gjermania dhe Zvicra do të sjellin ligjet për largimin e veturave të vjetra me dizel nga rrugët, prodhuesi Audi do të lansojë modele me metan, të cilat po ashtu janë ekonomike dhe ndotin më pak mjedisin.
Audi u ka ofruar blerësve edhe dy modele, të cilët përveç motorit me benzinë, mund të përdorin edhe gazin natyror CNG. Në sallonet e shitjes arrijnë A4 Avant G-Tron dhe A5 Sportback G-Tron, transmeton KosovaPress.
Të dy automobilat janë të pajisur me motor 2.0 litra TFSI me 170 kuaj fuqi. Posedojnë ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive, ndërsa nga zero deri në 100 kilometra në orë mund t’i arrijnë për 8,5 sekonda. Shpejtësia maksimale e këtyre veturave është 226 km në orë.
Në Audi thonë se autonomia maksimale e vozitjes së këtyre modeleve është 950 km kur janë të mbushur të dy rezervuarët dhe nëse vozitet vetëm në metan, mund të kalojnë deri 500 km para se karburanti të shpenzohet.
Instalimi i rezervuarit shtesë ka ndikuar në zvogëlimin e hapësirës për bagazh, ashtu që A4 Avant G-Tron posedon 415 litra dhe A5 Sportback G-Tron me 390 litra.
Çmimet e modeleve në Gjermani kushtojnë 40.300 euro, aq sa kushton A4 Avant me metan, përkatësisht 40.800 euro sa duhet paguar për A5 Sportback G-Tron.
Audi u ofron blerësve bonus me rastin e blerjes së këtyre modeleve në shumën prej 9.500 eurosh, nëse ndërrojnë automjetin e tyre të vjetër dizel sipas parimit “i vjetri për të riun”. Me këtë qytetarët stimulohen që të heqin dorë nga automjetet që ndotin mjedisin dhe njëkohësisht bëhen me automobila ekologjikë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Arto, “shtëpia” luksoze në rrota
EX30 kundër EX90, kështu duket kur Volvoja e madhe godet më të voglën në testin simulues të përplasjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës