LAJMI I FUNDIT:

Audi njofton se do të prodhojë vetëm 50 njësi të këtij modeli (Foto)

Audi njofton se do të prodhojë vetëm 50 njësi të këtij modeli (Foto)

Kompania gjermane Audi, ka bërë të ditur se do ta lansojë një njësi të limituar të modelit RS6+ që është kombinim, mes veturës së zakonshme dhe xhipit.

Megjithëse e ka bazën sikur RS6, shumë pjesë i janë ndryshuar dhe është shumë më i ngritur, transmeton Telegrafi.

Makina që prezantohet së shpejti, do të krijohet në vetëm 50 njësi edhe pse ka kërkesa të mëdha për ta blerë.

Vetura 4.0-litra V8 do t’i ketë 705 kuajfuqi, ndërsa do të jetë e fuqishme dhe të arrijë fuqi të lartë.

Pjesa e jashtme është e punuar nga fibrat e karbonit, të cilat kanë zënë vend edhe në enterierin e mbështjellë nga lëkura dhe druri i punuar me kujdes.

Sidoqoftë, nuk bëhet e ditur se sa do të kushtojë, apo kur do të del në treg. /Telegrafi/