LAJMI I FUNDIT:

Audi EP4 – vetura elektrike e frymëzuar nga vitet e 70-ta

Audi EP4 – vetura elektrike e frymëzuar nga vitet e 70-ta

Një ekip prej 12 praktikantësh punuan në Audi EP4, me shkronjën E që do të thotë veturë elektrike, ndërsa P4 është një referencë për NSU Prinz 4, një veturë që u prodhua në Neckarsulm nga NSU Motorenwerke mes viteve 1961 dhe 1973. Audi ka qenë duke prodhuar makina atje për rreth 100 vjet.

Praktikantët dëshironin që të ndërtonin një veturë e cila do dukej bukur, por që në të njëjtën kohë, të ishte e përshtatshme për të festuar 150 vjetorin e qendrës së prodhimit, kështu që ata zgjodhën NSU Prinz 4 i vitit 1971 të jetë si bazë inspirimi.


Projekti i cili kishte nisur në janar me takime mes praktikantëve, instruktorëve dhe menaxherëve të projekteve, ku ata shkëmbenin pikëpamjet e tyre mbi atë që ata planifikonin ta bënin. Praktikantët në fillim ishin udhëzuar që të ndërtojnë një themel solid për konvertimin. Një nga sfidat që ata hasën ishte ndryshku që kishte kapluar NSU Prinz 4-shin mbi 50 vite të vjetër, raporton Auto Evolution, përcjell Telegrafi.

Specialistët e trupit të veturave dhe bojërave arritën që ta hiqnin ndryshkun dhe e veturën e lyen me bojërat Suzuka Grey dhe Brilliant Black, duke vendosur gjithashtu numri 150 në pjesët anësore. Në ndërkohë, mekanikët e ardhshëm punuan në grupin e fuqisë, baterinë dhe amortizatorët, të cilat duhej të riorganizoheshin për t’iu përshtatur grupit të ri të fuqisë.

Ata nxorrën motorin origjinal prej 30 kuaj fuqi me dy cilindra me benzinë, dhe e zëvendësuan atë me një motor elektrik me 236 kuaj fuqi që vinte nga një Audi e-tron i vitit 2020. Dhuruesi i baterisë ishte një Audi Q7 TFSI e Quattro plug-in hibrid. Motori u vendos nën kofanon e EP4-shit, aty ku në NSU Prinz-in e vjetër ndodhej rezervuari i karburantit.

Modifikimi i dizajnit të Prinz-it të stilit retro ishte i ndërlikuar për praktikantët. Ata duhej ta bënin të qartë se makina e re bazohej në atë model, por ata gjithashtu duhej ta bënin atë të dukej futuriste në të njëjtën kohë. /Telegrafi/