LAJMI I FUNDIT:

Audi braktis planet për elektrifikim të plotë

Audi braktis planet për elektrifikim të plotë

Planet sipas të cilave industria e automobilave duhet të kalojë plotësisht në energji elektrike në fillim të viteve 2030 po duken gjithnjë e më shumë si utopi.

Kështu sugjerojnë të paktën informacionet më të fundit nga kampi i prodhuesve më të mëdhenj. I fundit në këtë radhë është Audi, i cili po e rishqyrton seriozisht njoftimin e mëparshëm se nga viti 2032 do të ofrojë ekskluzivisht vetura elektrike. Të dhënat e shitjeve për vitin 2024 tregojnë se kërkesa për automjetet elektrike të Audi ka rënë me 19.5 për qind, duke arritur në 158,343 njësi.

Gjatë konferencës vjetore të medias për vitin 2025, CEO i Audis, Gernot Dollner, deklaroi se “si pjesë e iniciativës sonë për sjelljen e produkteve, ne jo vetëm që do të prezantojmë modele të reja elektrike, por edhe një gjeneratë të re të automjeteve me motorë me djegie të brendshme dhe hibride plug-in. Prodhimin e makinave me motorë me djegie të brendshme do ta përshtatim sipas tendencave të zhvillimit në tregjet botërore”.


Për t’ju rikujtuar, Audi kishte njoftuar më parë se modeli i ri Q7 do të ishte risia e fundit që do të ofrohej me motor me djegie të brendshme, për t’u përputhur me ndërprerjen e zhvillimit të motorëve të tillë të planifikuar për vitin 2026. Plani ishte që këto modele të mbeteshin në treg deri në vitin 2032.

Tani, Audi, duke ndjekur vendime të ngjashme nga BMW, Mercedes dhe Volvo, po e shtyn këtë vendim. Kjo ishte e pritshme, duke pasur parasysh që edhe Porsche do të mbajë në ofertë makinat me motorë me benzinë.

Gjithashtu, modelet PHEV (hibride plug-in), për të cilat Dollner tha se janë një pjesë qendrore e portofolit të kompanisë në rrugën drejt ofertës plotësisht elektrike, po fitojnë më shumë rëndësi në gamën e tyre.

Në të njëjtën konferencë, Dollner gjithashtu prezantoi prurjet e ardhshme të modeleve për vitin 2025, “aktualisht po punojmë për rifreskimin e të gjithë gamës sonë të modeleve, dhe deri në fund të vitit do të kemi portofolin më të ri në segmentet tona të tregut”.

Ai konfirmoi se gjenerata e re e modelit Q3 do të dalë këtë verë dhe njoftoi se versioni plug-in hibrid i modelit A5 do të debutojë më 25 mars, si një nga 10 modelet e reja PHEV që do të prezantohen këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Mercedes-Benz prezanton një kamion të ri - duket fantastik brendësia e veturës

Mercedes-Benz prezanton një kamion të ri - duket fantastik brendësia e veturës

Auto
Një burrë në Oklahoma shpenzoi mbi 100 mijë dollarë pë rrestaurimin Ford F100 të vitit 1967 – dhe makina ende nuk është funksionale

Një burrë në Oklahoma shpenzoi mbi 100 mijë dollarë pë rrestaurimin Ford F100 të vitit 1967 – dhe makina ende nuk është funksionale

Auto
Furgoni i ri luksoz i Mercedes duket se ka ardhur nga e ardhmja

Furgoni i ri luksoz i Mercedes duket se ka ardhur nga e ardhmja

Auto

"Pick-up" i ri amerikan - financues Jeff Bezos

EVs
Volkswagen prezanton tre koncept-automjete të reja në Auto Shanghai

Volkswagen prezanton tre koncept-automjete të reja në Auto Shanghai

Auto
Çiklistët mund të përballen me burg të përjetshëm për vrasje të këmbësorëve në trafik

Çiklistët mund të përballen me burg të përjetshëm për vrasje të këmbësorëve në trafik

Auto
Kalo në kategori