LAJMI I FUNDIT:

Atmosferë magjike në Big Brother VIP Albania para nisjes së dasmës

Atmosferë magjike në Big Brother VIP Albania para nisjes së dasmës
Foto: Screenshot/Instagram

Ka mbetur edhe pak kohë deri në nisjen e dasmës që po organizohet në Big Brother VIP Albania 3.

Banorët si detyrë kanë për të improvizuar një ceremoni, ku do të martohen Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli.


E ftuar speciale për të kënduar është artistja e njohur nga Shqipëria, Valbona Mema.

Në ambientet e jashtme të shtëpisë duket një atmosferë magjike, e kuruar deri në detaje.

Dasmë në Big Brother VIP Albania - 'martohen' Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli, nuk ftojnë Vesën e Sarën
Lexo po ashtu Dasmë në Big Brother VIP Albania - 'martohen' Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli, nuk ftojnë Vesën e Sarën

Ceremonia është përgatitur në të gjitha detajet, sikurse të jetë e vërtetë.

Konkurrentët po ashtu kanë përzgjedhur veshje elegante, femrat me fustane dhe djemtë me kostum.

Pritet të shihet se di do të zhvillohet dasma në vazhdim dhe për atmosferën që do të mbizotërojë në shtëpinë e famshme. /Telegrafi/