Atletico ta shesë Mirandan

Marca shkruan se nëse kampionët marrin një ofertë të përshtatshme dhe edhe lojtari do ta pranonte, ai do të lejohet të largohet nga Vicente Calderon.
Miranda do të jetë 31 vjeçar gjatë këtij viti dhe mund të ketë edhe një lëvizje të fundit para se t’i japë fund karrierës, derisa Atletico tashmë i ka besuar të riut Jose Gimenez.
Për brazilianin u interesuan disa klube gjatë verës së vitit të kaluar, por Atletico që kishte humbur Thibaut Courtois, Filipe Luis dhe Diego Costa, refuzoi të diskutojë largimin tij.
Këtë verë Miranda do të jetë në 12 muajt e fundit të marrëveshjes aktuale, e cila ka një klauzolë blerëse rreth 30 milionë euro. Megjithatë Atletico është e gatshme ta lejojë largimin e tij edhe për 20 milionë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/02/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate













































