LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madrid i njofton skuadrat italiane me çmimin e De Paul

Atletico Madrid i njofton skuadrat italiane me çmimin e De Paul

Rodrigo De Paul mund të rikthehet në Itali vetëm pas një viti të kaluar në La Liga me fanellën e Atletico Madrid.

Gjiganti spanjoll fitoi garën me skuadrat tjera vitin e kaluar për argjentinasin, por ai nuk ka mundur të ambientohet me futbollin spanjoll dhe në shumë ndeshje ka mbetur në bankë.

E ardhmja e De Paul është përsëri në Itali, pasi skuadrat si Roma, Juventus, Milan e Inter kanë shprehur interesim për transferimin e tij.


Atletico Madrid është gati ta lejoj të lirë yllin argjentinas dhe tanimë i ka vendosur çmimin e largimit prej 40 milionë eurove.

Sipas mediave italiane dhe atyre spanjolle, Juventusi mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me argjentinasin duke pas parasysh nevojën e Zonjës së Vjetër për një mesfushor dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy klubeve.

Interi fillon bisedimet me përfaqësuesit e De Paul
Lexo po ashtu Interi fillon bisedimet me përfaqësuesit e De Paul

28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 48 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar katër gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Gjithsesi e ardhmja e tij vazhdon të jetë në pikëpyetje, por largimi i De Paul nga Atletico Madrid është mëse i sigurt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori