LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madrid – Liverpool, e shkuara e përbashkët dhe rezultat e tyre mes vete

Atletico Madrid – Liverpool, e shkuara e përbashkët dhe rezultat e tyre mes vete

Atletico Madridi dhe Liverpooli do të përballen sonte në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. 

Të dy klubet janë takuar katër herë në gara zyrtare dhe historia e fundit e Los Rojiblancos nuk mund të flitet pa u përmendur liderët e Ligës Premier, pasi kanë disa të përbashkëta.


Në verën e vitit 2007, Liverpooli vendosi 36 milionë euro në tryezë për të nënshkruar me Fernando Torresin nga Atletico Madridi.

Atleti e rrit në klub, ndërsa El Nino u bë yll dhe te Liverpooli i shijoi vitet e tij më të mira.

Që nga ajo marrëveshje ata janë takuar katër herë.

I pari nga ata erdhi në vitin 2008 në fazën grupeve të Ligës së Kampionëve. Të dyja ndeshjet përfunduan 1-1.

Torres, për fat të mirë të Atleticos, nuk ishte në gjendje të luante në të dyja ndeshjet për shkak të dëmtimit, e as nuk do të luante në dy të tjerat e radhës.

Ata u takuan përsëri në një skenar tjetër, sezonin vijues në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës. Atletico në ndeshjen e parë, fituan 1-0 në Vicente Calderon, por kaluan tutje mes vuajtjeve.

Djelmoshat spanjoll udhëhiqeshin nga Quique Sanchez Flores, por rezistuan 45 minuta, pasi shënoi Alberto Aquilani në portën e David de Geas.

Loja shkoi në kohë shtesë dhe Yossi Benayoun hapi rezultatin, por Jose Antonio Reyes shënoi që ishte e mjaftueshme për klubin spanjoll.

Kampionët aktualë evropianë dhe liderët e arratisur në Ligën Premier, vijnë në këtë ndeshje si të preferuar për Atletico Madridin, pasi më parë i kanë eliminuar. /Telegrafi/