LAJMI I FUNDIT:

Atletët kosovarë pjesë e Kampionatit Ballkanik në Beograd, selektori e quan ngjarje historike

Atletët kosovarë pjesë e Kampionatit Ballkanik në Beograd, selektori e quan ngjarje historike

Për herë të parë sportistët e Kosovës kanë garuar në një ngjarje ndërkombëtare në territorin e Serbisë.

Federata Atletike e Kosovës të shtunën me atletët e rinj u paraqitën në Kampionatin Ballkanik U20 në palestër të mbyllur.

Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, Selektori Bajram Duja dhe përgjegjësi i ekipit, Adrian Mazreku, nga Beogradi kanë folur për Klankosova.tv në lidhje me paraqitjen e atletëve.

Sylejmani u shpreh se gjithcka ka shkuar mirë si rrugës por edhe pas vendosjes në Beograd.

“Ne jemi nis dje herët në mëngjes dhe në kufi kemi kaluar mirë, në kufi janë bërë kontrolle normale, policia na ka përcjell nga kufiri deri në hotel, kanë qenë shumë korrekt, na kanë pritur në mënyrë të jashtëzakonshme, gjithashtu edhe në sallë ku janë mbajtur garat edhe aty ka qenë mirë nën ombrellën e Federatës së Atletikës, apo si shtet, logoja ka qenë e njëjtë si të gjitha shtetet tjera”, u shpreh Sylejmani, njofton KlanKosova.tv.

Selektori Bajram Duja ka thënë se ka qenë një ngjarje historike, ku janë prezantuar si shtet i barabartë me shtetet tjera.

“Kjo ka qenë një ngjarje historike, jemi të parët që kemi thyer akullin në këtë drejtim. Çdo gjë ka qenë në rregull, pritja dhe ana teknike ka qenë në rregull, kemi qenë të prezantuar si shtet, i barabartë me të tjerat. Ka qenë një ngjarje historike që e ka bërë për herë të parë federata Atletike e Kosovës, ne këtu jemi si ekip, katër udhëheqës, kemi qenë shumë korrekt edhe ne me sjelljet tona dhe ju kemi dhënë një përshtypje që e kemi një kulturë të lartë, me këtë rast na ka falënderuar edhe nikoqiri me sjelljet dhe korrektësinë tonë sipas marrëveshjes që e kemi bërë paraprakisht. Ne jemi të kënaqur me pritjen dhe me ngjarjen, dhe presim në të ardhmen të kemi bashkëpunim tjetër”, ka thënë Duja.

Përgjegjësi i ekipit, Adrian Mazreku shtoi te çështja e flamurit se është një marrëveshje paraprake që flamuri i asnjë shteti të mos vendoset në terrene sportive, ku shtoi se te garuesit ka qenë logoja dhe akronimi i Kosovës.

“Te çështja e flamurit është temë tjetër, te gara ballkanike është një marrëveshje paraprake. që asnjë flamur i asnjë shteti të mos vendoset në terrene sportive. Nuk ka pasë asnjë flamur për asnjë shtet ku është mbajtur gara, ndërsa te atletët, te garuesit nëpër fanella ka qenë logot tona shkurtesa KOS, i cili është kodi ynë si shtet”.

“Ka pas një përcjellje të jashtëzakonshme nga organizatori prej hotelit në sallë, prej sallës në hotel brenda në sallë gjithkund”.

Në fund, Mazreku i bëri thirrje qeverisë së Kosovës për kushte më të mira për atletët.

“Atletët kanë bërë një paraqitje të mirë, duke e krahasuar me moshën që kanë, sepse gara ka qenë për U20, pothuajse të gjithë atletët tanë kanë qenë më të ri në moshë, kanë shkuar shumë mirë me rezultate, kuptohet se është një përvojë e re, ne nuk kemi një sallë, gara është mbajtur në sallë të mbyllur, ne në Kosovë nuk kemi një sallë edhe për me bo rezultat të mirë, duhet me pasë kushte të njëjta me stërvit, kjo të jetë një sinjal për qeverinë qe kemi nevojë edhe ne për një sallë të tillë”.

Deri më tani sportistët e Kosovës nuk janë lejuar të garojnë në garat ndërkombëtare që janë mbajtur në Serbi, ku boksierët e Kosovës u kthyen prapa tri herë, ku nuk u lejuan të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që u mbajt gjithashtu në Beograd.

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori