LAJMI I FUNDIT:

ATK rrit të hyrat për 30 milionë euro për vetëm dy muaj

ATK rrit të hyrat për 30 milionë euro për vetëm dy muaj
Administrata Tatimore e Koso

Institucion i Administratës Tatimore të Kosovës, si një ndër më të rëndësishmit në mbushjen e arkës së shtetit të Republikës së Kosovës, ka arritur që për dy muajt e parë të këtij viti të mbledh 124.9 milion euro tatime.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “ky trend i performancës së të hyrave ka tejkaluar objektivat e planifikuara për këtë periudhë, duke arritur që të mblidhen 11.8 milion euro apo 10.4% më shumë”.


“Gjithashtu në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021 është arritur të rriten të hyrat për 30 milion euro apo 31.6 %”, thuhet në njoftim.

ATK të gjitha aktivitetet e saj tash më i ka të koordinuara sipas Planit Strategjik për vitin 2022-2026, në të cilin janë të përfshira objektivat; forcimi i mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimi i hendekut tatimor – maksimizimi i të hyrave të mbledhura dhe të pagueshme, sipas ligjeve tatimore të Kosovës; modernizimi i Administratës Tatimore – zbatimi i një sistemi të ri të administrimit të teknologjisë së informacionit, modernizimi i strukturave tona organizative, si dhe ngritja e kapaciteteve të stafit dhe kapaciteteve institucionale për t’iu përgjigjur mjedisit tonë të ri.

“Për të implementuar Planin Strategjik, ATK do të avancoj një sërë nismash reformuese për të ndërtuar një administratë tatimore moderne dhe efektive. Këto nisma do ta udhëzojnë hartimin e strategjive dhe veprimeve specifike në planet tona vjetore operative dhe strategjike.

Andaj, menaxhmenti i lartë i ATK-së i bënë thirrje gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë në kohë obligimet e tyre tatimore, pasi që kjo është njëra ndër shumë mundësit kur ju mund të kontribuoni për shtetin tonë”, vijon komunikata. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Ekonomi
Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)

Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Kalo në kategori