LAJMI I FUNDIT:

ATK organizoi seminar për organizatat joqeveritare

ATK organizoi seminar për organizatat joqeveritare

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), në bashkëpunim me Save the Children, ka organizuar seminar një ditor për organizatat joqeveritare (OJQ) me temën “Procedurat e raportimit dhe obligimet e OJQ-ve ndaj ATK-së”.

Sipas ATK-së, qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që OJQ-të, të njoftohen për së afërmi, lidhur me Tatimin në Paga dhe Kontributet Pensionale, Tatimin në Qira, TVSH dhe Rimbursimi i TVSH-së, Tatimin në Korporata – Deklarimin Vjetor me CD dhe Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro, me ç’rast janë pasqyruar edhe shembujt praktik për deklarimin e drejtë të tatimeve.


Më konkretisht në këtë seminar u trajtuan tema e Tatimit në Pagë dhe Kontributet Pensionale, Tatimit në Qira, TVSH dhe Rimbursimi i TVSH-së, Tatimit në Korporata – Deklarimi Vjetor CD dhe raportimi i blerjeve mbi 500 euro. /Telegrafi/