LAJMI I FUNDIT:

ATK: Nga 1 janari fillon aplikimi për kupon fiskal

ATK: Nga 1 janari fillon aplikimi për kupon fiskal

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për tre mujorin e katërt të vitit 2016, fillon nga 1 janari deri më 31 janar 2017. Kjo është bërë e ditur nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Aplikimi sipas ATK-së, bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbushim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal.


Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës. Vetëm pasi të keni aplikuar, përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës, shkruan Telegrafi.

“ATK, do të shqyrtoj të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursoj mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015. Që nga fillimi i kësaj kampanje e deri me tani numri i përgjithshëm i qytetarëve të rimbursuar është 847,185, ndërsa vlera e rimbursimit është 15,542,225 euro”, thuhet në njoftimin e ATK-së. /Telegrafi/