LAJMI I FUNDIT:

ATK konfiskon pasuri në vlerë 500 mijë euro nga tatimpaguesit borxhlinj

ATK konfiskon pasuri në vlerë 500 mijë euro nga tatimpaguesit borxhlinj

​Administrata Tatimore e Kosovës edhe gjatë kësaj jave ka zhvilluar aksion në disa lokacione të ndryshme, për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve, të cilët nuk kanë përmbush kërkesat ligjore të ATK-së, në pagesën e borxheve në afatin e përcaktuar, si dhe nuk i janë përgjigjur paralajmërimeve se do të ndërmerren veprimet e mbledhjes së detyrueshme të tatimeve, përmes konfiskimit të pasurisë.

Reklama

Sipas ATK-së, procedura e konfiskimit në bashkëpunim me Policin e Kosovës, është zhvilluar ndaj gjashtë tatimpaguesve sipas planit paraprak, ndërsa, vlera e mallrave dhe pasurisë së konfiskuar është 500,000 euro.

“Si rezultat i shumë aktiviteteve intensive që administrata tatimore është duke ndërmarr, kemi  trend  pozitiv të zvogëlimit  të  borxheve,  të cilat kanë reflektuar në rritjen e të hyrave. Përveç konfiskimit të pasurisë,  aksioni në fjalë  do  të  shtrihet edhe në mbledhjen e të  gjitha gjobave mandatore, të cilat janë të pa-paguara.

Aksionet e ngjashme do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, andaj inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit borxhlinj që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore, në mënyrë që të mos bëhen objekt i ndëshkimeve dhe i procedurave të mbledhjes së detyrueshme. Fokusi ynë vazhdon të mbetet rritja e nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, sipas Legjislacionit Tatimor të Kosovës, si dhe trajtimi i borxheve tatimore”, thuhet në komunikatën e ATK-së.


Në trend Ekonomi

Më shumë
A ju besohet se këto fotografi janë realizuar në Kosovë? Mahnituni nga dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Renault Austral

A ju besohet se këto fotografi janë realizuar në Kosovë? Mahnituni nga dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Renault Austral

Auto Mita
Dyshohet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike

Dyshohet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike

Jehona Hulaj
Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran, Kurti: Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran, Kurti: Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

Ekonomi
Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

CITY College
Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

Art House
“Leje cigare për 45 ditë” është kampanja e re e Evapify

“Leje cigare për 45 ditë” është kampanja e re e Evapify

Crystal Evapify
Kalo në kategori