LAJMI I FUNDIT:

ATK-ja do të dal me formë të re për rimbursim të kuponëve fiskal (Video)

ATK-ja do të dal me formë të re për rimbursim të kuponëve fiskal (Video)

Ndryshimi i formës së rimbursimit nga grumbullimi i kuponëve fiskal nga ana e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ka bërë që qytetarët të mos ta kenë interesimin sikur më parë.

Por për të nxitur sa më shumë grumbullimin kuponëve fiskal në ATK janë duke menduar për një formë të re.

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, ka thënë për Telegrafin se forma e vjetër e rimburismit ka qenë për një periudhë dy vjeçare.

“Kemi kaluar me një formë nxitëse por nuk është në nivelin masiv. Nuk ka qenë sikur me formën paraprake grumbullimi i kuponëve fiskal”, tha ai.

Imeri tregon se janë duke analizuar gjendjen e një forme të re për rimbursimin e qytetarëve që grumbullojnë kuponë fiskalë.

“Do të ketë forma të reja që kanë me qenë shumë më masive dhe nxitëse për qytetarët sesa forma aktuale. Jemi duke punuar në këtë drejtim pas analizave do të dalim me një formë të re të rimburismit”, ka thënë drejtori i ATK-së Sakip Imeri.

Ndryshe me formën e re të rimbursimit me kuponë fiskalë kanë përfituar mbi 1500 qytetarë. /Telegrafi/