LAJMI I FUNDIT:

ATK aplikacion për përgjigjet rreth gjendjes së plikove me kuponë fiskal

ATK aplikacion për përgjigjet rreth gjendjes së plikove me kuponë fiskal

Interesimi i qytetarëve për të qenë pjesë e kampanjës për rimbursimi nga kuponët fiskal, në vazhdimësi ka shënuar rritje dhe njëkohësisht janë shtuar edhe kërkesat e tyre për t’u informuar rreth gjendjes së plikove.

Lidhur me këtë Administrata Tatimore e Kosovës ka zhvilluar një modul elektronik, që ka të bëjë me kthimin e përgjigjeve për të gjithë qytetarët, të cilët kanë marrë pjesë në projektin e rimbursimit për kuponë fiskal.


“Ky modul ka për qëllim kursimin e kohës dhe ngritjen e shërbimeve sa më të mira për qytetarët duke pas parasysh numrin e madh të pyetjeve që janë adresuar nga qytetarët në Divizionin e Arkave Fiskale, lidhur me gjendjen e plikos së tyre. Vetëm gjatë vitit 2016 janë kthyer mbi 16,000 përgjigje përmes e-mailit arkatfiskale@atk-ks.org, lidhur me këtë kampanjë”, njofton ATK, shkruan Telegrafi.

Nga tani, qytetarët mund të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër për gjendjen e plikos së tyre, përmes sistemit në Kuponët Fiskal për të gjitha pyetjet, duke filluar nga aplikimi, pranimi, verifikimi, rimbursimi dhe refuzimi (kthimet nga bankat gjatë vitit 2016) i plikove me kuponë fiskal.

Zhvillimi i këtij moduli është vetëm njëri nga shumë projekte të cilat ATK realizon, në mënyrë që tatimpaguesit dhe qytetaret të kenë më të lehtë kryerjen e shërbimeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Kalo në kategori