LAJMI I FUNDIT:

“Atij i pëlqejnë Ibrahimovic dhe Batistuta, por mua ma kujton Ronaldinhon” – Motta flet për lojtarin e tij kryesor

“Atij i pëlqejnë Ibrahimovic dhe Batistuta, por mua ma kujton Ronaldinhon” – Motta flet për lojtarin e tij kryesor

Thiago Motta është i lumtur që Bologna mundi Lazion, ndërsa nënvizoi se ylli i ekipit të tij Joshua Zirkzee ia kujton atij Ronaldinhon.

Zirkzee kur ishte rezultati 1-1 shënoi golin e fitores, që i dha tri pikë Bolognas që po lufton për një vend në garat evropiane.


Ky ishte goli i tetë i Zirkzees në Serie A dhe është golashënuesi më i mirë i ekipit të tij, ndërsa trajneri Motta e krahasoi me Ronaldinhon.

“Ai tha se idhujt e tij janë Ibrahimovic dhe Batistuta, të cilët janë dy lojtarë të shkëlqyer. Duke e parë atë ditë për ditë, ai më kujton Ronaldinhon me të cilin kam luajtur në Barcelonë, por nuk mund ta krahasoj me askënd”.

“Ai është Joshua, është i veçantë, i pëlqen futbolli dhe mbi të gjitha punon shumë në stërvitje”.

Rritet konkurrenca për transferimin e Joshua Zirkzee, holandezi kërkohet nga pesë klube angleze
Lexo po ashtu Rritet konkurrenca për transferimin e Joshua Zirkzee, holandezi kërkohet nga pesë klube angleze

“Që nga dita e parë e para-sezonit, ai ka qenë gjithmonë i pari që ka mbërritur në kamp. Ai është bërë një lider dhe kjo është e gjitha për meritën e tij. Thjesht duhet të vazhdojmë ta shoqërojmë, sepse sigurisht që është në rrugën e duhur”, deklaroi Motta.

Bologna ka 45 pikë dhe mban vendin e pestë në renditje me pikë të barabarta me Atalantan që është e katërta./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori