LAJMI I FUNDIT:

Atentati në Krujë, gjykata lë në burg Valter Bamin

Atentati në Krujë, gjykata lë në burg Valter Bamin

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Valter Bamin.

Avokati i tij mbrojtës Ilir Murati, e cilësoi vendimin e gjykatës si të padrejtë dhe të ndikuar nga presioni i opinionit negativ mbi klientin e tij.


“Patëm debate me prokurorinë, kemi provën e fortë për lejen e armës sportive. Një mikro-grimcë baruti bëhet arme, kjo është e tmerrshme. Gjykata në pozicion shumë të dobët vepron nga presioni”, tha avokati.

Murati shtoi se klienti i tij në momentin që ndodhi atentati në Larushk të Krujës ka qenë në banesë me familjarët dhe këtë sipas tij e vërteton telefoni ti tij celular.

Avokati sulmoi prokurorinë dhe tha se klienti i tij akuzohet për armëmbajtje pa leje nga vetëm një mikro-grimcë baruti.

“Klienti im shpjegoi që në orën që ndodhi ngjarja ka qenë në banesë me bashkëshorten dhe fëmijët. Ka vënë në dispozicion aparatin telefonik të ndezur, në të cilin janë pamjet filmike të qëndrimit të tij, pasi telefoni memorizonte pamjet e lëvizjes së klientit tim. Ne shokohemi nga këto informacione, pasi në gjykatë nuk i atribuohet vrasja e ndodhur. Valter Bami akuzohet për armëmbajtje pa leje për një mikro-grimcë baruti”, tha avokati, raporton Euronews Albania.

Bami u arrestua të enjten për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Edhe pse jo i akuzuar zyrtarisht, ai dyshohet si i përfshirë në atentatin e ndodhur në fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i këtij të fundit, si dhe u plagosën dy djemtë e mitur.

Policia ka konfirmuar se në dorën e majtë të Valter Bamit, i cili u shoqërua në polici pas ngjarjes, janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori