LAJMI I FUNDIT:

Atalanta vazhdon të bëjë mrekulli, mposhtë Lazion në Olimpico – Gjimshiti realizon një gol të bukur me kokë

Atalanta vazhdon të bëjë mrekulli, mposhtë Lazion në Olimpico – Gjimshiti realizon një gol të bukur me kokë
Atalanta. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Atalanta ka vazhduar me fitore në Serie A, ku kësaj radhe ka mposhtur Lazion në udhëtim me rezultat 1-3.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Parolo në minutën e tretë.


Por 19 minuta më vonë Atalanta e barazoi rezultatin në 1-1, pasi sulmuesi kryesor i tyre Duvan Zapata realizoi për 1-1.

Mbrojtësi belg Castagne realizoi për epërsinë e parë të Atalantës 1-2 në minutën e 58-të pas asistimit nga Gomez.

Berat Gjimshiti dhe Ciro Immobile. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Në minutën e 78-të, mysafirët i dhanë goditjen përfundimtare Lazios para adhuruesve të vet.

Ishte mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti që realizoi një gol të bukur me kokë për 1-3.

Berat Gjimshiti dhe Lucas Leiva. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Kësisoj Atalanta vazhdon të ëndërrojë për tu kualifikuar për në Ligën e Kampionëve, pasi aktualisht mban pozitën e katërt në tabelë me 62 pikë, një më pak se Interi në pozitën e tretë.

Për Gjimshitin goli ndaj Lazios ishte i dyti këtë edicion në Serie A, derisa ka bërë edhe një asistim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori