LAJMI I FUNDIT:

Ata nuk ngurrojnë, nuk e humbin asnjë rast…

Ata nuk ngurrojnë, nuk e humbin asnjë rast…

Dëshira e thellë, më reale është t’i afrohesh dikujt. Që nga ai çast, reagimet shprehen, mashkulli/femra futen në lojë, mirëpo tërheqja që i ka bashkuar është e pashpjegueshme


Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Kjo është dëshira në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Kur dëshira është ende në këtë gjendje të pastërtisë, mashkulli dhe femra pasionohen për jetë, jetojnë çdo çast me respekt të thellë, me vetëdije, duke pritur gjithmonë çastin e volitshëm për të kremtuar takimin e ardhshëm.

Njerëzit që e dinë këtë, nuk nguten, ata nuk i shpejtojnë ngjarjet me veprime të pamenduara. Ata nuk ngurrojnë, nuk e humbin asnjë rast, nuk lëshojnë të kalojë asnjë çast, sepse ata e respektojnë çdo minutë e sekondë.

Kam menduar shumë dhe po më duket se kam zbuluar që nuk janë të rëndësishme takimet e një femre/mashkulli, më të rëndësishme kanë qenë përgatitjet para se të shiheshin trupat.

Në përgjithësi, këto takime bëhen atëherë kur ne arrijmë në një pikë, kur kemi nevojë edhe të rilindim emocionalisht. Takimet na presin gjithmonë, mirëpo në shumicën e rasteve ne i pengojmë të ndodhin.

Megjithatë, nëse jemi të dëshpëruar, nëse nuk kemi më asgjë për të humbur, apo nëse jemi të entuziazmuar nga jeta, atëherë e panjohura paraqitet dhe universi e ëndrrat ndërrojnë drejtimin.

Çdokush di të dashurojë, kjo është e lindur. Disa e ushtrojnë në mënyrë të natyrshme, mirëpo shumica duhet ta rimësojnë, të përkujtojnë si duhet dashuruar dhe të gjithë, pa përjashtim…

Duhet të digjen në zjarrin e emocioneve të tyre të kaluara, të përjetojnë përsëri gëzimet dhe dhembjet, rëniet dhe ngritjet derisa t’ia dalin mbanë të dallojnë fillin e drejtimit që ekziston pas çdo takimi të ri. Atëherë, trupat mësohen të flasin gjuhën e shpirtit: Ajo quhet seks.

Është e bukur të shohësh dy identitete në një trup. Është e bukur të shohësh mashkullin dhe femrën në të njëjtën lëkurë. Është diçka që u pëlqen të dyve. Një kënaqësi nuk mund të jetë një gabim.

Shiko, vërejtja e ‘veglës’ së eksituar të të dashurit nën pantallona dhe që, megjithatë, përpiqet të fshihet, për femrën është një kënaqësi. /Telegrafi/