LAJMI I FUNDIT:

Assesi të këndellet Man City, ndalen nga Crystal Palace

Assesi të këndellet Man City, ndalen nga Crystal Palace

Manchester City është ndalur nga Crystal Palace në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier, duke barazuar 2-2.

Pas vetëm katër minutash lojë, The Eagles kaluan në epërsi me golin e Daniel Munoz.

Por, Manchester City u kundërpërgjigj me anë të Erling Haaland që realizoi për 1-1 në minutën e 30-të.


Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa edhe e dyta nisi më mirë për vendasit.

Në minutën e 57-të, Crystal Palace riktheu epërsinë me golin e Maxence Lacroix.

Mirëpo, sërish City u kundërpërgjigj me golin e Rico Lewis (68’), që u asistua nga Bernardo Silva.

Lewis ishte shumë i pafat, pasi mori edhe kartonin e dytë të verdhë, për t’u përjashtuar nga loja në minutën e 84-të.

U mendua se City po kthehej tek fitoret kur triumfoi 3-0 ndaj Nottinghamit, por sot u ndal nga Palace.

Pas javës së 15-të, Manchester City ka 27 pikë, ndërsa në xhiron e 16-të takohen me rivalin lokal, Manchester United. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore