Takimi i nesërm në Bruksel ka ngjallë diskutime të ashpra në Kosovë. Mundësia e riaktualizimit të themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe në kuadër të dialogut me Serbinë po konsiderohet e rrezikshme nga presidenti, opozita dhe nga shoqëria civile.
Ani pse kryeministri Hoti tha se të enjten nuk do të hapet kjo temë, Lëvizja Vetëvendosje thotë se do të rezistojnë kundër jetësimit të “Zajedincës”. Ndërkohë kërkohet edhe largimi i kësaj teme nga dialogu i Brukselit ose në rastin më të keq, pozicioni i palës kosovare të mos del jashtë vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish ministrja Albulena Haxhiu thotë për KosovaPress se hapja e kësaj teme është e dëmshme për vendin dhe se do të kundërshtohet ashpër nga ta.
“Tani janë ndërmarrë veprime të cilat kanë për qëllim të jetësojnë këtë projekt që është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe i dëmshëm për Republikën e Kosovës. Ne në vazhdimësi kemi marrë shembullin e Bosnjës se edhe atëherë kishte nisur në fillim si “Zajednicë” për të përfunduar si Republikë Serbe brenda Bosnjës. Për neve si Lëvizje Vetëvendosje kanë qenë dy projekte jashtëzakonisht të dëmshme që ka tentuar të shtyrë përpara Hashim Thaçi, Isa Mustafa e tash Avdullah Hoti. Ka qenë shkëmbimi territorial që është shtyrë përpara nga Hashim Thaçi bashkë me Vuçiqin dhe marrëveshja për Zajedincën në që është bashkërisht e dëmshme. Çfarëdo tendence që ka qeveria aktuale, apo Avdullah Hoti për me jetësuar këtë marrëveshje që është shumë e dëmshme do të hasë në rezistencë dhe kundërshtim shumë të madh nga LVV-ja, por edhe qytetarët e Kosovës”, thotë ajo.
Hulumtuesi në Grupin për Studime Juridike dhe Politike, Arbër Fetahu thotë se sjellja e kësaj teme në tryezën e Brukselit po lë shije se njëra nga opsionet e marrëveshjes përfundimtare mund të jetë edhe vet themelimi i AKS-së.
“Hapja e diskutimeve të njëpasnjëshme mund të jetë edhe e dëmshme se dialogu mund të shkojë në pafundësi dhe nëse ne diskutojmë për tema një nga një. Atëherë vet objektiva e dialogut mund të prolongohet e cila është njohja reciproke. Sa i përket hapjes së temës së Asociacionit të Komunave Serbe është një temë që në vet vetën ngjallë shumë rrezikshmëri sidomos në opinionin kosovarë. Të dalat nga marrëveshja e parë e prillit të vitit 2013, pasi në shumë pika të saj Asociacioni është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Sjellja e kësaj teme në këtë tryezë duket se po lë një shije se njëra nga opsionet e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo çfarë duhet bërë është se pala kosovare të largojë këtë temë nga tavolina sepse është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese”, thotë ai.
Ndërkaq, Violeta Haxholli nga KDI u shpreh se Kosova duhet t’i bëjë të qartë pozicionin e vet se themelimi i asociacionit nuk duhet të dalë nga korniza e vendimit të Kushtetueses.
“Kërkesa e Serbisë do të jetë që tema e Asociacionit të Komunave Serbe nga fillimi të fillojmë nga pika zero. Meqenëse ata nuk kanë qenë dakord me vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka qenë në kundërshtim me 23 nene të kushtetuese. Normalisht se ajo do të jetë kërkesa e Serbisë, por pozicioni i Kosovës duhet të jetë shumë i qartë se nuk duhet të themelohet asnjë mekanizëm që del nga korniza e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.
Ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi kërkoi nga Kuvendi përmes rezolutës t’i ndalojë të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës.
“Diskutimi për Asociacionin nesër në Bruksel është fillim i instalimit të Republikës Serbe brenda Republikës së Kosovës. Ndërsa, diskutimi për pronat e Kosovës me Serbinë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe është cenim i sovranitetit të shtetit tonë. Kuvendi i Kosovës duhet urgjentisht ta trajtojë këtë hap të rrezikshëm të Qeverisë së Kosovës në dialogun e Brukselit. Po ashtu, urgjentisht duhet ta votojë edhe një rezolutë, me të cilën kryeministrit i ndalohet të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës dhe për tema që rrezikojnë rendin e brendshëm shtetëror”, thuhet në komunikatën e presidencës.
Por, kryeministri Avdullah Hoti gjatë ditës tha se nesër nuk është ditë e rrezikshme për vendit dhe se nuk do të diskutohet për Asociacionin e Komunave Serbe.
“Nesër në Bruksel nuk diskutohet për asociacionit. Nesër ditën e enjte nuk është e rrezikshme për Kosovën”, tha ai.
Nesër në Bruksel do të jetë takimi i radhës ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe. Në vitin 2016 Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se 23 nene të kësaj marrëveshje janë në shpërpushje me Kushtetutën e vendit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
Inspektori i ATK-së i dyshuar për ryshfet del para Gjykatës në Mitrovicë
Orari i punës së barnatoreve në Prishtinë, së shpejti pritet edhe vënia në funksion e aplikacionit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre