LAJMI I FUNDIT:

Asociacioni i Komunave të Kosovës: Projektligji për Pagat degradues dhe nënçmues për pozitën e kryetarëve

Asociacioni i Komunave të Kosovës: Projektligji për Pagat degradues dhe nënçmues për pozitën e kryetarëve

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me Projektligjin për Pagat duke thënë se është degradues për pozitën e kryetarit.

Reklama

Sipas AKK-së, paga e kryetarëve të komunave të Kosovës është nënçmuese.

“Në asnjë mënyrë postulati i reklamuar nga Qeveria [e Kosovës] që për punë të njëjtë të jetë paga e njëjtë nuk vlen në këtë rast dhe jo vetëm. Përjashtim kryetarin e Kryeqytetit, paga e kryetarëve të komunave të Kosovës është nënçmuese edhe për mënyrën e zgjedhjes edhe për përgjegjësitë që ka kryetari i Komunës”, thuhet në reagimin e AKK-së, përcjell Telegrafi.

Ata theksojnë se kryetari i komunës përgjegjësitë i ka tejet të mëdha.

“Kryetari i komunës sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, përgjegjësitë i ka tejet të mëdha, përveç që zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, kryetari i komunës ndër të tjera përfaqëson komunën dhe ka përgjegjësi direkte ndaj qytetarëve të saj; udhëheq ekzekutivin e komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyr administrimin financiar të komunës; ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite kuvendit të komunës apo komiteteve të tij”, theksojnë ata.

“Ndërsa, në anën tjetër, një zëvendësministër ndihmon ministrin dhe është pjesë e hierarkisë administrative, zëvendëson ministrin në rastet e mungesës së tij të përkohshme apo për përgjegjësitë e deleguara shprehimisht nga ministri. Po ashtu, me këtë Projektligj shihe qartë që emërimi politik i një zëvendësministri bëhet më i rëndësishëm dhe më i çmuar se një kryetar komune i zgjedhur me zgjedhje të drejtpërdrejta nga qytetarët”, vijon reagimi.

Në fund, AKK thotë se niveli i pagave në Projektligj nuk reflekton me pozicionin që ka një kryetar komune.

“Këto përgjegjësi nuk reflektojnë nivelin e pozicionimit të një kryetari komune në Draftligjin e Pagave. AKK-ja do të angazhohet më gjithë kapacitetin e vet që këto ndryshime të reflektohen në projekt Ligjin për Paga në Sektorin Publik në takimet me komisionet parlamentare”, përfundon reagimi i AKK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Epidamn
Murati i reagon Ramës me një shprehje gjermane: Ai momenti kur ty të vie turp për të bëmat e tjetrit

Murati i reagon Ramës me një shprehje gjermane: Ai momenti kur ty të vie turp për të bëmat e tjetrit

Ekonomi
Ejani festojmë bashkë ditëlindjen e parë të Vitaland – Sot krejt kemi me u kënaq

Ejani festojmë bashkë ditëlindjen e parë të Vitaland – Sot krejt kemi me u kënaq

Vitaland
Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate EXPO
BERZH dhe ENEF II financojnë Ujë Rugove me 6 milionë Euro për linjat e reja prodhuese

BERZH dhe ENEF II financojnë Ujë Rugove me 6 milionë Euro për linjat e reja prodhuese

Korporata Rugove
Loja që po bën të gjithë të marrin pjesë

Loja që po bën të gjithë të marrin pjesë

Petrol Company
Kalo në kategori