LAJMI I FUNDIT:

Asnjë vrasje gjatë 2022-tës në rajonin e Gjakovës – rritet numri i rasteve të dhunës në familje

Asnjë vrasje gjatë 2022-tës në rajonin e Gjakovës – rritet numri i rasteve të dhunës në familje

Asnjë vrasje nuk ka ndodhur në rajonin e Gjakovës gjatë vitit që lamë pas, sipas të dhënave nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, gjatë vitit 2022 në këtë rajon numri i lëndimeve të rënda trupore ka shënuar rënie, nga 30 në 20 raste, ose rënie për 33.3 për qind.


Po ashtu, bëhet e ditur se rënie kanë shënuar edhe numri i vjedhjeve, vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve.

Ndërsa, rritje thuhet se kanë shënuar rastet e dhunës në familje.

“Numri i vjedhjeve ka shënuar rënie, nga 424 në 306, ose rënie për 27.8%. Numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar rënie, nga 301 në 204, ose rënie për 32.2%. Numri i grabitjeve po ashtu ka shënuar rënie, nga 9 në 4 raste, ose rënie për 55.6%. Numri i rasteve të dhunës në familje ka shënuar rritje, nga 257 në 301 raste, apo ngitje për 17.1%”, thuhet në komunikatën për media.

Për shkak të dyshimeve në përfshirje në vepra të ndryshme kriminale, gjatë vitit 2022 janë arrestuar 1 mijë e 728 persona, që në raport me vitin 2021 është shënuar ngritje për 3.13 për qind.

Po ashtu, janë realizuar 1 mijë e 508 urdhëresa të Gjykatave gjatë vitit 2022. Në operacione të ndryshme policore, janë konfiskuar 120 armë zjarri dhe 1 mijë e 603 copë municion të kalibrave të ndryshëm.

“Për të përmbushur detyrat nga lëmi i trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka hartuar dhe ka zbatuar 17 plane operative, kjo ka ndikuar edhe në uljen në përgjithësi të aksidenteve të trafikut rrugor në Regjionin e Gjakovës, krahasuar me një vit me herët (nga 1 mijë e 687 aksidente sa ka pasur gjatë vitit 2021 në 1 mijë e 533 aksidente gjatë vitit 2022, apo rënie për 9.1 për qind). Mirëpo, mbetet synim i Drejtorisë Rajonale në Gjakovë që numri i aksidenteve me fatalitet të jetë zero, ndërsa i aksidenteve tjera të zvogëlohet në minimum”. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori