LAJMI I FUNDIT:

Asnjë kosovar i prekur me virus kinez ‘Coronavirus’, kërkohen masa në aeroporte

Asnjë kosovar i prekur me virus kinez ‘Coronavirus’, kërkohen masa në aeroporte

Në shumë shtete të botës ka filluar të përhapet virusi kinez “Coronavirus”, i cili deri tani ua ka marrë jetën 2 personave.

Ky virus, i cili ka prekur mbi 1 mijë e 700 persona, vlerësohet të jetë ngjitës. Deri më tani ai është përhapur në10 shtete, duke përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, Singaporin, Arabinë Saudite, Vietnamin, Japoninë, Tajlandën e Korenë e Jugut.


Deri më tani asnjë kosovar nuk është prekur me virusin “koronavirus”, i cili po vlerësohet të jetë shumë i rrezikshëm.

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj-Berisha, ka thënë për “Zërin” se deri tani nuk ka asnjë rast të dyshimtë me këtë virus.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka dalë edhe me komunikatë për këtë virus. Meqenëse nuk kemi asnjërast, nuk mund të themi asgjë, të shohim në ndërkohë nëse ka. Ne nuk kemi asnjë rast që dyshohet për atë ose raste qëkemi spitalizuar për atë arsye”.

Ajazaj-Berisha ka deklaruar se si staf mjekësor janë tëgatshëm ta menaxhojnë situatën në raste se paraqiten persona të prekur me virusin kinez.

“Ne si staf mjekësor jemi të gatshëm për çfarëdo gripi të sezonit ose çfarëdovirusi që vjen në Kosovë. Ne jemi të gatshëm për ta menaxhuar situatën në aspektin profesional”, ka shtuar ajo.

Përndryshe, eksperti i shëndetësisë Halil Krasniqi, i cili punon në Gjermani, është shprehur se rreziku në Aeroportin e Prishtinës për këtë virus është shumë i vogël, për shkak se Kosova nuk ka linjëajrore direkt me qytetin Vuhan ose me qytetet tjera të Kinës dhe kontakti me popullatën kineze është i dendur.

Ai ka theksuar se “Coronavirus”-i kërkon trajtim adekuat në rast të kontaktit me personat e infektuar, andaj është e rëndësishme preventiva në aeroport, në trajtimin fillestar, izolimi me përgatitjen profesionale të personelit mjekësor e kontrolli i pasagjerëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori