“Asllani është Modriçi i ri, shumë shpejt titullar i Inter!”, Duka flet për talentin kuqezi dhe të ardhmen e futbollit shqiptar

Kristjan Asllani është në qendër të vëmendjes pas një sezoni të shkëlqyer me Empolin, duke kulmuar me transferimin e bujshëm tek Interi. Talenti shqiptar ka pasur një rritje të menjëhershme, duke u kthyer në një nga lojtarët e rinj më të përfolur në skenën e madhe të futbollit italian dhe jo vetëm.
Për të folur për Asllanin, uebsajti italian “L’Interista” ka intervistuar presidentin e FSHF-së, Armand Duka, i cili ka vlerësuar cilësitë e mesfushorit shqiptar dhe ka shprehur bindjen se shumë shpejt ai do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të kampionatit elitar italian.
Gjithashtu, Presidenti Duka ka folur edhe për zhvillimin e futbollit shqiptar, projektet e iniciuara nga FSHF, bashkëpunimin me stafin e trajnerit apo edhe për situatën e Marash Kumbullës te Roma dhe si e sheh të ardhmen e tij.
– President, si e shihni Asllanin tek Interi në rolin e zëvendësuesit të Brozovic?
– Dua ta nis duke thënë se Brozoviç është një lojtar i rëndësishëm në skenën botërore. Të gjithë e dinë tashmë vlerën e tij, ai ka luajtur edhe një finale të Kupës së Botës, është një lojtar i afirmuar ndërkombëtarisht, me pak fjalë ai është një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim. Megjithatë, e thënë kjo….
– Megjithatë?
– Kristjan është një futbollist i perspektivës, shpresoj shumë dhe jam i bindur që do të konkurrojë me Brozoviç për një pozicion si titullar. Dhe në të ardhmen – mendoj shumë shpejt – kur të fitojë një vend të rregullt në 11-shin e Interit, ai do të jetë gjithashtu një lojtar i rëndësishëm në nivel botëror. Besoj se gjatë sezonit ai do të ketë shanset e tij: duke punuar shumë do të jetë në gjendje të fitojë vendin e tij.
– Pra, a jeni dakord me shumë shokë të tij të skuadrës dhe opinionistë që e shohin atë si një “top-lojtarin” e ardhshëm?
– Ai është ende shumë i ri, por ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe këtë e ka treguar tashmë me Empolin. Siç e thashë edhe më parë, besoj dhe jam i bindur se me cilësitë që ka ai mund të bëhet një lojtar i rëndësishëm në botë. Më lejoni të bëjë një krahasim…
– Patjetër.
– Ashtu siç e shoh unë, ai mund të jetë Luka Modric i ardhshëm. I ka të gjitha cilësitë për të arritur majat, është i ri, ka aftësi të larta teknike, vendosmërinë e duhur dhe karakter të fortë. Falë këtij karakteri ai mund të arrijë shumë lart dhe të bëjë gjëra të mëdha.
– Keni ndonjë këshillë për të?
– Për të do të jetë shumë e rëndësishme të qëndrojë me këmbë në tokë, të punojë shumë dhe me përulësi. Objektivi i tij i parë, natyrisht, është të fitojë pozicionin e titullarit në skuadrën zikaltër dhe të mos jetë thjeshtë zëvendësuesi i Brozovic.
– Cilat janë pritshmëritë e tij në Shqipëri?
– Tifozët shqiptarë tashmë i njohin cilësitë e tij, e kanë ndjekur prej kohësh dhe e pëlqejnë shumë. Që kur dolën lajmet e para për transferimin e mundshëm të Asllanit tek Interi, të gjithë e prisnin me ankth lajmin e mirë.
– Nga ana tjetër, jo shumë lojtarë shqiptarë e kanë veshur këtë fanellë në të kaluarën…
– Pikërisht, shumë pak shqiptarë kanë luajtur me Interin. I fundit që luajti me ekipin e parë ishte Rey Manaj. Tani po presim ta shohim në aksion me fanellën zikaltër, të gjithë jemi të emocionuar: në Shqipëri besoj se edhe tifozët e Milanit tani do të bëjnë tifo për Interin prej Asllanit (qesh). Mendoj se nuk ka arsye më të madhe krenarie për ne sesa të shohim një shqiptar duke luajtur në radhët e një klubi të madh dhe historik siç është Interi.
– Asllani është produkti më i fundit i futbollit shqiptar. Mund të na tregoni për punën që ka bërë Shqipëria me Edy Rejën dhe stafin e saj për t’u rritur në vitet e fundit?
– Sigurisht me Edoardo Rejën në krye si trajner jemi rritur si ekip, jemi fokusuar shumë te të rinjtë duke punuar shumë me ta dhe kemi ndërtuar një projekt në shumë dimensione për rritjen e futbollit shqiptar. Pastaj ka aspekte të tjera.
– Më konkretisht?
– Përgatitja shumë e detajuar fizike e lojtarëve, aspekti mjekësor, video-analiza. Së bashku me stafin e trajnerit Reja – i cili vepron edhe si supervizor në këtë rast – kemi krijuar departamente në Federatën e Shqiptare të Futbollit për të zhvilluar këto projekte dhe për të pasur një rritje të qëndrueshme të futbollit shqiptar.
– Cilat janë qëllimet tuaja të ardhshme?
– Të arrijmë vendin e parë të grupit në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe të kualifikohemi për në fazën finale të Euro 2024. Të gjithë së bashku besojmë fort se mund t’i arrijmë këto qëllime.
– Ka gjithmonë shumë futbollistë shqiptarë në Serinë A: mendoni se numri do të rritet edhe më shumë në vitet në vijim?
– Aktualisht kemi mbi 10 mijë futbollistë shqiptarë që luajnë në të gjitha nivelet e futbollit italian nga mosha U-7 deri në moshën U-19 dhe janë me qindra të rinj shqiptarë, të cilët i kemi monitoruar dhe përzgjedhur përmes skautëve tanë dhe strukturave tona në Itali, që kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i përfshijnë në listat e ekipeve kombëtare shqiptare U-15, U-17 dhe U-19. Nisur nga kjo situatë, në vitet e ardhshme do të ketë qindra prej tyre që do të mund të luajnë në Serie A.
– Kumbulla është në qendër të zërave të merkatos së futbollit: i rekomandoni që të qëndrojë me Romën?
– Për Kumbullën tani është shumë e rëndësishme të luajë me klubin. Zgjedhja i takon lojtarit, por nëse do të më duhej të jepja një mendim, do ta këshilloja që të qëndronte me Romën, sepse mendoj se ai ka të gjitha cilësitë e duhura për të luajtur si titullar dhe për të bindur Murinhon për vlerat e tij.
– Po nëse ai do të zgjidhte një klub tjetër në Itali, ku do të kishte më shumë hapësira për të luajtur?
– Do të ishte ende një zgjedhje e respektueshme. E rëndësishme është që ai të ketë minuta në dispozicion: ai ka cilësitë për të luajtur për Romën, por edhe në çdo klub tjetër të madh. Tashmë ai e ka treguar vlerën e tij në futbollin ndërkombëtar. Mjafton të kujtojmë ndeshjen e vitit të kaluar Shqipëri-Poloni: ai mori shumë vlerësime pozitive nga ekspertët e futbollit dhe nga UEFA për paraqitjen e tij dhe u zgjodh si një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes, duke neutralizuar një farë Lewandowski.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Interi i shet të gjitha biletat për tifozët që duan ta shikojnë finalen Ligës së Kampionëve brenda stadiumit Giuseppe Meazza

Çmenduria nga Arabia Saudite: Miliarda euro në vitet e ardhshme për të tërhequr emrat më të mëdhenj të futbollit

Ndeshjet e raundit të parë në turneun e CS:GO – BLAST Premier Spring Final

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Çmenduria nga Arabia Saudite: Miliarda euro në vitet e ardhshme për të tërhequr emrat më të mëdhenj të futbollit

Shuma marramendëse që do të përfitojë Benzema gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite

Interi i shet të gjitha biletat për tifozët që duan ta shikojnë finalen Ligës së Kampionëve brenda stadiumit Giuseppe Meazza

Nagelsmann dhe Henry afër zyrtarizimit te gjiganti evropian

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

KiKxxl & evroTarget LLC

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID 160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden