LAJMI I FUNDIT:

Askush në Evropë si Pazzini, makinë e golave (Foto/Video)

Askush në Evropë si Pazzini, makinë e golave (Foto/Video)

Giampaolo Pazzini nuk e ka fituar kurrë renditjen e golashënuesve, as në vitin e tij më të mirë (2009/10, 19 gola me fanellën e Sampdorias).

Tani ka vendosur ta provojë në moshën 32 vjeç, në Serinë B, me objektivin për të kthyer Veronan në Serinë A, pas rënies nga kategoria.


Ndërkohë, “Pazzo” (pseudonimi i tij, që do të thotë i çmendur) mund të krenohet për një statistikë të jashtëzakonshme: me 8 golat e tij në 5 ndeshje është golashënuesi më i mirë i Evropës (duke marrë parasysh dy kampionatet kryesore në Itali, Angli, Spanjë, Gjermani dhe Francë) me mesataren më të mirë. Praktikisht, shënon një gol çdo 45 minuta.

Duke lënë mbrapa vetes emra shumë të rëndësishëm, mbi të gjithë atë të Edinson Cavanit.

Ish-sulmuesi i Palermos dhe Napoli, në fakt, mban vendin e dytë në këtë renditje të veçantë, me 8 gola në 7 ndeshje me PSG (1 gol çdo 63 minuta). Ndërsa në vendin e tretë është Quaner, që luan në Zëeite Liga (kategoria e dytë në Gjermani) me Union Berlin: 6 gola të realizuar në po kaq ndeshje, 1 çdo 76 minuta.

pazzo 1
Pazzo me festimin e tij karakteristik

Ai lë pas me gola edhe emra si Greizmann, Quaner, Ibisevic, Joselu, Diego Costa e Mauro Icardin.

Të gjithë, gjithsesi, mbrapa Giampaolo Pazzinit. “Pazzo” është mbreti i golashënuesve të Evropë.