LAJMI I FUNDIT:

​ASK-ja e goditur nga sanksionet e BE-së në projektin për regjistrimin e popullsisë

​ASK-ja e goditur nga sanksionet e BE-së në projektin për regjistrimin e popullsisë
Foto: Arkiv

Sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë prekur edhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK). ASK-ja është goditur nga Bashkimi Evropian me gjysmë milioni euro në projektin për të ndihmuar në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Zëvendëskryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovë, Ilir Berisha thekson për KosovaPress, se fondi prej 500 mijë euro ka mbetur i ngrirë për shkak të masave nga Bashkimi Evropian.


“Një letër zotuese kemi marrë prej zyrës së BE, me mjetet e IPA-së, diku një mbështetje financiare prej 500 mijë euro. Por, kjo masë e ka prek 500 mijë euro, por procesi i regjistrimit edhe pse ka qenë një asistim financiar mirë, për shkak se disa aktivitete që ne kemi planifikuar, të cilat nuk mund t’i zhvillojmë me procedurat e prokurimit tonë, kemi planifikuar që të zhvillohen sidomos në marrjen e ekspertizës nga jashtë.

Kjo masë e ka prek dhe këto fonde janë ngrirë, nuk mund të realizohen. Mirëpo, kjo nuk e vë në pikëpyetje realizimin e projektit të regjistrimit të popullsisë me mungesë të këtyre 500 mijë eurove, sepse Qeveria ka ndarë buxhet të mjaftueshëm”, theksoi Berisha.

Zëvendëskryeshefi i ASK-së, gjatë raportimit të premten në Komisionin parlamentar për Buxhet, ka numëruar edhe disa sfidat tjera që e bëjnë të vështirë nisjen e procesit të regjistrimit, siç janë mungesa e tabletave, mungesa e mbikëqyrësve të procesit dhe mostrajnimi i mbikëqyrësve.

Madje, ai ka thënë në Komision se ASK-ja ka dorëzuar propozim në Qeveri për ta shtyrë datën e regjistrimit të popullsisë në prill të vitit të ardhshëm.

Por, në një intervistë për KosovaPress, ditë më parë, Berisha ka mohuar se katër komunat në veri do të ndikojnë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

“Janë krijimi i komisioneve komunale në katër komunat e veriut është në proces të punimeve e sipër. Është themeluar një komision komunal nga Mitrovica e Veriut, ka ardhur një vendim për të, ndërsa tri komunat tjera, dy komuna kanë dërguar propozimet e tyre sipas legjislacionit në fuqi, Komisioni Qendror i ka refuzuar për shkak se nuk i janë përmbajtur ligjit në strukturën nacionale dhe shoqërisë civile që duhet të jetë si kriter, dhe nëse vonohen me ndonjë propozim të ri, atëherë është e drejtë sipas ligjit e Komisionit Qendrorë që të themelojë këto komisione…’’, përfundon Berisha.

Qeveria me vendimin e fundit pati vendosur që procesi i regjistrimit të popullsisë të nisë më 1 nëntor dhe të zgjasë deri më 15 dhjetor.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori